Lajme Zone
Bankat dhanë më shumë se 107 mijë kredi në gjysmën e parë të vitit
EkonomiCNA

Bankat dhanë më shumë se 107 mijë kredi në gjysmën e parë të vitit

Sektori bankar bëri më shumë se 107 mijë disbursime të kredive në gjysmën e parë të këtij viti. Mbështetur në statistikat e pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë 2026 bankat kryen në sistem gjithsej 107 091 disbursime të kredive për individët dhe bizneset. Numri i kredive të disbursuara është rritur me 1.2% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Kjo shifër përfaqëson n

Sektori bankar bëri më shumë se 107 mijë disbursime të kredive në gjysmën e parë të këtij viti.

Mbështetur në statistikat e pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë 2026 bankat kryen në sistem gjithsej 107 091 disbursime të kredive për individët dhe bizneset. Numri i kredive të disbursuara është rritur me 1.2% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Kjo shifër përfaqëson në mënyrë të përafërt numrin e kredive të reja të dhëna nga sektori bankar këtë vit, megjithëse në disa raste mund të bëhet fjalë edhe për disbursimin me transhe të një kredie të vetme të miratuar.

Numri i kredive të reja u dominua nga bizneset, me 59 887 ose 56% e totalit të kredive të dhëna për gjysmën e parë të vitit. Numri i kredive në segmentin e bizneseve u rrit me 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në rënie për këtë vit janë disbursimet e kredive në segmentin e individëve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti u disbursuan 47 204 kredi në llogaritë e individëve. Numri i kredive për individët u tkurr me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat paralele të Bankës së Shqipërisë tregojnë një ecuri pozitive të huadhënies edhe të shprehur në vlerë deri tani gjatë 2026.

Sipas këtyre të dhënave, për 7-mujorin 2026 janë dhënë gjithsej 261.1 miliardë lekë kredi e re, me një rritje prej 12.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kredia e re për individët arriti vlerën e 87.3 miliardë lekëve, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë. Kreditimi i individëve është mbështetur sidomos te kredia konsumatore, por pas tremujorit të dytë të viti vërehet një rimëkëmbje e kreditimit për blerje banesash, pas një frenimi në tremujorin e parë të vitit.

Ndërsa kredia e re për bizneset arriti në 172.9 miliardë lekë, me një rritje prej 14.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në fund të muajit korrik, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, shprehur si tepricë, kaloi për herë të parë vlerën e 1 trilion lekëve, në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë.

Rritja është më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli ka arritur vlerën e 423 miliardë lekëve, në rritje me 17.3% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 541.3 miliardë lekë, në rritje me 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor.al Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.