Lajme Zone
Arrestohen dy djemtë e një polici për sulm ndaj kapitenit Besart Ahmeti në një parking
Të tjeraTelegrafi

Arrestohen dy djemtë e një polici për sulm ndaj kapitenit Besart Ahmeti në një parking

Dy persona janë prangosur sot, më 06.09.2026, në një qendër tregtare pas një incidenti ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Dy persona janë prangosur sot, më 06.09.2026, në një qendër tregtare pas një incidenti ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.Sipas Kallxo, dy personat e arrestuar, njëri 16 dhe tjetri mbi 20-vjeç, janë djem të një polici të Kosovës me mbiemrin Aliu, ndërsa incidenti lidhet me një parking. Sipas informacioneve të siguruara nga nëna e dy të arrestuarve, Hasene Aliu, kapiteni Ahmeti në kohën kur ka ndodhur incidenti ishte me gruan e tij dhe me fëmijët.Në një bisedë të shkurtër për mediumin, gruaja e policit Aliu ka konfirmuar arrestimin e djemve të saj dhe ka treguar se ajo ishte dëshmitare e ngjarjes.Sipas saj ngjarja ka nisur për një vendparking ndërsa ka eskaluar kur kanë nisur të shara.Aliu ka rrëfyer se fillimisht është arrestuar djali i madh e më pas edhe djali tjetër i mitur.Në ndërkohë në stacionin e Graçanicës Aliu ka rrëfyer se janë ftuar një togë e Njësisë Speciale dhe ata kanë ushtruar dhunë fizike brenda stacionit ndaj djalit të madh të saj.Pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë, ndërsa më vonë në rast është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.Për të marrë më shumë detaje për rastin, Telegrafi ka provuar të flasë me policinë por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka mundur të marrë përgjigje.