Lajme Zone
Konflikt te ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me thikë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikt te ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me thikë

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku, sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet F. P., 26 vjeç, është goditur me mjet prerës.

I riu është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Në vijim të hetimeve, policia ka identifikuar dhe shoqëruar shtetasin E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiaTiranë