Një i mitur ka humbur jetën të dielën mbrëma në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, rreth orës 20:35, Policia është njoftuar se në vendbanimin e tij ishte gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Megjithatë, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.“Rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Njësitë e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Elezaj.Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si provë materiale.Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.Policia, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit./Telegafi/

