Lajme Zone
100 ditët që sollën ndryshim!
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

100 ditët që sollën ndryshim!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale në kuadër të 100 ditëve të protestës. Këlliçi shkruan se sot bëhen 100 ditët e një prej lëvizjeve më tëfuqishme të shoqërisë shqiptare. Demokrati shkruan se pas 100 ditëve, ka rënë propaganda dhe qytetari është më i fortë e më me shumë kurajo. Reagimi i Këlliçit 100 ditët që sollën ndryshim! Sot bëhen 100 ditë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale në kuadër të 100 ditëve të protestës.

Këlliçi shkruan se sot bëhen 100 ditët e një prej lëvizjeve më tëfuqishme të shoqërisë shqiptare.

Demokrati shkruan se pas 100 ditëve, ka rënë propaganda dhe qytetari është më i fortë e më me shumë kurajo. Reagimi i Këlliçit 100 ditët që sollën ndryshim!

Sot bëhen 100 ditë të një prej lëvizjeve më të fuqishme të shoqërisë shqiptare kundër korrupsionit, qeverisjes së keqe, arrogancës dhe pushtetit absolut dhe abritrar të një njeriu.

Me protestën e pandalshme, të rinjtë, aktivistët, prindërit, të moshuarit dhe njerëz nga çdo komunitet e zonë e Shqipërisë, i kanë bërë një shërbim të vyer vendit dhe kanë sjellë ndryshim të jashtëzakonshëm.

Portreti i vërtetë i Edi Ramës, si një sundues i korruptuar dhe i lidhur me krimin, është shfaqur haptazi dhe shoqëria këtu dhe mbarë bota nuk kanë më asnjë dilemë se me kë kanë të bëjnë. Propaganda ra dhe transparenca e një regjimi u bë.

Pas 100 ditëve rezistencë, sot qytetari është më i fortë, ka më shumë kurajo, ngre zërin dhe kërkon të drejtat e tij, ndërsa autokrati është më i dobët.

Vendosmëria e protestuesve ka zhbërë gjithë përpjekjet e marifetet e Edi Ramës për të fituar kohë e mbajtur pushtetin. Asnjë prej lëvizjeve të tij nuk shërbeu, dhe sot është në rendin e ditës e palëkundur kërkesa për largimin e tij nga pushteti.

Zgjimi i shoqërisë nga një agoni e gjatë është një arritje e këtyre 100 ditëve.

Sa i përket PD dhe Opozitës, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që denoncimet dhe betejat e saj të gjejnë një konfirmim të tillë në shoqëri.

Aktivistët po flasin për korrupsionin e narkoshtetin, po flasin për varfërinë e për mungesën e kushteve, për shëndetësinë e për çmimet e papërballueshme, të gjitha këto teza për të cilat PD ka ngritur zërin që në fillim.

Ditët e fundit, sheshi dhe bulevardi ka nisur të kërkojë llogari dhe të nxisin SPAK-un e drejtësinë e re të veprojë ndaj Edi Ramës dhe aferave të tij.

Eshtë padyshim sukses kur sheh që qëndrimet e tua, kthehen në qëndrime të qytetarëve.

Një vlerësim i takon diasporës, këtu ku jemi aktualisht në Amerikë dhe kudo në Europë, për mbështetjen vitale që i kanë dhënë kësaj lëvizje.

Sot më shumë, nesër më shumë.

Kauza e drejtë do triumfojë Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.