Banka e Shqipërisë ka rishikuar interesat maksimale për kreditë konsumatore. Sipas të dhënave zyrtare interesin për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë dhe ato nga 600 mijë lekë deri 2 milionë lekë do të jetë më i ulët se në gjashtëmujoren e parë të vitit, ndërsa janë rritur interesat për vlerat e tjera. *** LEXO edhe...BSH bleu 95.5 mln euro në tregun valutor në tremujorin e parë, gati 3 herë më shumë se në 2025-ën, por rënia e monedhës evropiane nuk ndalet Qytetarët që do t’i drejtohen institucioneve bankare dhe jo bankare për të marrë kredi konsumatore me vlerë deri 200 mijë lekë, do të paguajnë më pak interes, pasi Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë tavanin për interesat maksimale që do të aplikohen për këto hua. Konkretisht për kredinë nga 0-200 mijë lekë, interesi maksimal ku përfshihen të gjitha kostot për një kredimarrës (komisione, interesa etj), do të jetë afro 51.3%, nga 54.8% që ishte. Gjithashtu është rishikuar në ulje edhe interesi që do të aplikohet nga subjektet jo-banka ndaj qytetarëve që do të marrin kredi në shumat nga mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë, pasi interesi maksimal do të jenë 14.4 nga 14.7%. Ndërsa për huatë nga 200 deri në 600 mijë lekë është rritur nga 35.4% që ishte, prej 19 korrik është rritur në 37.4%. Kurse ata që marrin kredi konsumatorë mbi 2 milionë lekë deri 10 milionë do e kenë interesin maksimal 12.4% nga 11.94% që ishte për gjashtëmujorin e parë të vitit. Këto interesa do të jenë në fuqi deri në fund të 2026-ës, dhe në janar të vitit të ardhshëm rishikohen përsëri. Prej 5 vitesh Banka e Shqipërisë cakton çdo gjashtëmujor normën maksimale të interesit, pas abuzimeve që këto institucione jo-bankare bënin me interesat e kredive konsumatore që merrnin qytetarët, për shkak se e japin më shpejt huanë dhe nuk kërkojnë kolateral. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në 2022-shin kur nisi zbatimi i rregullores, norma maksimale e interesit për kreditë deri 200 mijë lekë arrinte në 171.41%. INTERESI MAKSIMAL PËR KREDINË KONSUMATORE Ishte Bëhet0 - 200.000 Lekë 54.80% 51.37%200.001 - 600.000 Lekë 35.43% 37.40%600.001 - 2 mln Lekë 14.71% 14.46%2 - 10 mln Lekë 11.94% 12.46% K.M/E.H/ReportTv.al kredi konsumatore banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 2941 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
