Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

Austria kryeson investimet e huaja/ BSH: Flukset e investimeve të huaja në vend rreth 122 milion euro


Austria është vendi i cili ka shënuar fluksin më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri të cilat pothuajse janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Austria është vendi i cili ka shënuar fluksin më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri të cilat pothuajse janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se deri në qershor bizneset austriake kanë investuar 122 milionë euro duke u bërë kështu investitori kryesor në Shqipëri.

Investimet austriake janë të përqendruara kryesisht në sektorin financiar dhe energji e rinovueshme. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Më pas në vend të dytë pozicionohet Turqia me 111.6 milionë euro investime në pjesën e parë të këtij viti. Investimet turke përqendrohen kryesisht në sektorë si energjia dhe bankat.

Italia e cila vijon që të ketë një pozicion të qëndrueshëm përgjatë disa viteve. Në periudhën janar- qershor kompanitë italiane kanë investuar 98.7 milionë euro projekte të shtrira në sektorë të ndryshëm, prodhim, shërbime dhe fasoneri.

Më pas renditet Holanda me rreth 89 milionë euro e ndjekur nga Kosova dhe Gjermania

Shtetet e tjera të rajonit mbajnë një peshë shumë minimale në investimet e huaja në Shqipëri duke përfshirë këtu Greqinë , Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Serbinë.

Risi për këtë vit është shtimi i fluksit të investimeve të huaja nga Mbretëria e Bashkuar. Në 6 muaj nga ky vend në Shqipëri janë realizuar projekte me vlerë 56.6 milionë euro

Investimet e huaja tejkaluan nivelin prej 1 miliardë eurosh ne pjesën e parë të vitit 2026. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo shifër është shumë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku në 6 muaj investimet e huaja kapën vlerën 759 milionë euro

Ndërkohë, sektorë të tjerë ku janë përqendruar flukset e investimeve të huaja përfshijnë ndërmjetësimin financiar, energjinë, komunikacionit dhe hidrokarburet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Austriainvestimet e huaja