Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësuesit e shkollës së Troshanit drejt Lezhës.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduara dy gra dhe një vajzë. Të treja janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ato janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur në momentin kur autobusi me mësuesit po hynte në superstradën Lezhë-Shkodër, ndërsa është goditur nga taksia që po lëvizte në këtë aks. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aksident në aksin Lezhë-Shkodër

