ABC News ka arritur të sigurojë fotot e dy autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë.
Siç shihet edhe në pamje autori i dyshuar, mban dy armë dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në foton tjetër është drejtuesi i motorit me targa greke, i cili ka ndihmuar autorin për t’u larguar. Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës, ku, krahas tij, u plagos edhe një 73-vjeçar.
Ekzekutimi i tij dyshohet se lidhet me një sërë ngjarjesh të regjistruara në Sarandë, që zanafillën e kanë në një plagosje të regjistruar në korrik të vitit 2025. Myrtaj rezulton të ketë qenë pjesë e atij konflikti, ndaj dhe hetuesit janë përqendruar te kjo pistë hetimi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

