Në muajin kur plazhet dhe qytetet turistike të Shqipërisë pritet të jenë në pikun e fluksit, ritmi i rritjes së turistëve u ngadalësua. Shifrat e INSTAT tregojnë se në gusht erdhën në vend 2.4 milionë të huaj, me rritje vetëm 2% krahasuar me vjet. Rritje më e lartë është regjistruar tek shtetasit shqiptar që jetojnë jashtë që kanë zgjedhur t’i bëjnë pushimet në vendin e tonë. Janë 1 milionë shqiptarë që erdhën në gusht në Shqipëri me rritje prej 4.4% krahasuar me vjet. LEXO edhe...Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri: Vlerësojmë punën e SPAK dhe zhvillimin e turizmit, synim strategjik mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 Ngadalësimi i ritmit të rritjes së numrit të të huave që vijnë në Shqipëri, nisi që në qershor, të cilin qeveria e lidhi me impaktin negativ të protestave, ngadalësim që sipas Ministrisë së Turizmit në korrik u eliminua pasi koncerti i Kanye Ëest mblodhi mijëra të huaj. Në anën tjetër më shumë shqiptarë kanë dalë nga vendi gjatë muajit të kaluar, rreth 1 milionë e 55 mijë, me rritje prej 6.1% krahasuar me gushtin e 2025-ës. Ndërsa si periudhë 8-mujore në vend kanë ardhur 9.4 milionë të huaj ose rreth 5.3% më shumë se në 2025-ën, dhe trendi mbetet thuajse i njëjtë, pjesa dërrmuese e tyre janë nga vendet fqinje, e më tej Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania apo SHBA-të. Përtej luhatjeve, sektori i turizmit konsiderohet një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike të vendit, dhe në raport me vjet po sjellë më shumë para. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit të huajt shpenzuan në vend 2.3 miliardë euro nga rreth 2 miliardë euro vitin e kaluar. SI.E./ReportTv.al turizmi Instat Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.3% Disi 11.3% Vota total: 3701 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

