Një filipinez 28-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, në një varkë që ndodhej në det. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i riu ishte punëtor i një firme private dhe po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka, në momentin që ndodhi ngjarja. LEXO edhe...Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t'i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. R.Xh/ReportTv.al Durres viktima varke Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.5% Disi 11.1% Vota total: 4645 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?
