Lamine Yamal ka zbuluar bisedën që pati me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës. Duke folur për mediat spanjolle, Yamal zbuloi fjalët që i tha Messi. “Ai është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë. Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim”, tha ai. LEXO edhe...Spanja kthehet në shtëpi si kampione Bote, Mbreti Felipe: Një fitore epike Më pas, 19-vjeçari tregoi mesazhin që mori nga fituesi i tetë herë i Topit të Artë: “Më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë”, rrëfeu Yamal Yamal shtoi se realizimi i këtij momenti është ende i pabesueshëm për të. “Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do të ngrija Kupën e Botës pasi të luaja kundër Lionel Messit, do ta kisha quajtur të çmendur”, shtoi ai. Spanja u shpall kampione e botës pasi triumfoi 1-0 në finalen e madhe ndaj Argjentinës të dielën duke siguruar trofeun e dytë të Botërorit. Xh.K/ReportTv.al kupa e botes 2026 Lamine Yamal lionel messi Spanja Argjentina Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 2649 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

