Lajme Zone
Atentati në Sarandë, TCh siguron videon ekskluzive/ Ja momenti kur ekzekutohet “Tani i Ruzhdiut”
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Sarandë, TCh siguron videon ekskluzive/ Ja momenti kur ekzekutohet “Tani i Ruzhdiut”

Top Channel siguron videon ekskluzive të atentatit ndaj Artan Myrtajt në Sarandë, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”.

Top Channel siguron videon ekskluzive të atentatit ndaj Artan Myrtajt në Sarandë, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Entjola Budo tregojnë momentet e vrasjes dhe sjellin detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.

Fillimisht viktima shihet duke dalë nga lokali dhe një person i veshur me të zeza dhe skafandër tenton ta godasë, por bllokohet arma sipas videos. Autori ka qëlluar me pistoletën me silenciator dhe, pasi i është bllokuar, ka qëlluar me pistoletën tjetër që e mban në dorën e djathtë. Më pas drejtuesi i motorit me targa greke, ka ndihmuar autorin për t’u larguar nga vendngjarja.

Nga Saranda, dyshohet se dy autorët janë drejtuar në aksin drejt Konispolit. Hetuesit nuk përjashtojnë as pistën që ata të kenë kaluar ilegalisht kufirin dhe të jenë larguar drejt Greqisë.

Artan Myrtaj u ekzekutua paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë. Në atentat mbeti i plagosur edhe një 73-vjeçarHetimi është përqendruar te konfliktet e mëparshme të Myrtajt

Për zbardhjen e atentatit, grupi hetimor ka marrë në pyetje më shumë se 30 persona dhe ka analizuar pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të autorëve. Deri më tani, autorët nuk janë arrestuar. Top Channel