Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, u ndal te rrjetet sociale, duke paralajmëruar për ndikimin e tyre te të rinjtë. Ai tha se shoqëritë përballen me ndërhyrje përmes rrjeteve sociale dhe ngriti shqetësimin për mënyrën se si informacioni ndikon te të rinjtë.
Kryeministri theksoi se nuk është për mbylljen e rrjeteve sociale apo kufizimin e lirisë së shprehjes, por shprehu shqetësimin për atë që e cilësoi si shpërfillje të së vërtetës.
“Ndërkohë që ne rrekemi të kuptojmë se si të mbrojmë vendet tona, demokracitë tona, klubin tonë të famshëm nga raketat e armikut, si të krijojmë kupola të hekurta, si të ndërtojmë mburoja që na mbajnë të sigurt në një luftë imagjinare të së ardhmes. E kemi lënë të gjithë trurin e fëmijëve tanë pa mburoja. Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë përmes medias sociale, e di, Zoti e bekoftë Amendamentin e Parë, por në qoftë se ka për qëllim të lejojë çdo lloj plehre, nuk po jetojmë që mënyra më e mirë mes njerëzve është zhvilluar, po jetojmë barbarinë. Nuk bëjmë dot të njëjtën gjë me armiqtë tanë, ne nuk mund të përzihemi me mendjen e fëmijëve kinezë, ata janë të mbrojtur.
Nuk jam avokat për të mbyllur mediat sociale, të përndjekim apo të pengojmë lirinë e shprehjes, është se e vërteta nuk ka qenë kurrë kaq e shpërfillur, më e konsumuar në emër të gënjeshtrës, manipulimit dhe në emër të së keqes.
Më lini ta mbyll njëherë e mirë duke thënë që po, jemi të ndarë, por këto ndasi në fund të fundit na dëmtojnë vetëm ne, ne shqiptarët jemi rritur duke dëmtuar veten”, u shpreh Rama. Top Channel

