Lajme Zone
Atentati në Dukagjin, makina u bë 'shoshë' nga plumbat e kallashnikovit dhe MP5
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Dukagjin, makina u bë 'shoshë' nga plumbat e kallashnikovit dhe MP5

Një breshëri prej dhjetëra plumbash i mori jetën Prelë Gjonit, 82 vjeç, dhe djalit të tij, Lekë Gjonit, 57 vjeç, në një atentat të mirëorganizuar dje në Dukagjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën e fshatit Xhan, teksa babë e bir po udhëtonin me makinë drejt Shkodrës. Në automjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili mbeti i plagosur, por ka mundur të mbijetojë dhe aktualisht ndodhet jashtë rre

Një breshëri prej dhjetëra plumbash i mori jetën Prelë Gjonit, 82 vjeç, dhe djalit të tij, Lekë Gjonit, 57 vjeç, në një atentat të mirëorganizuar dje në Dukagjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën e fshatit Xhan, teksa babë e bir po udhëtonin me makinë drejt Shkodrës. Në automjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili mbeti i plagosur, por ka mundur të mbijetojë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja, ndërsa hetuesit dyshojnë se janë përdorur dy armë, një kallashnikov dhe një MP5. Për këtë arsye, një nga pistat kryesore është se në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy autorë.

Pas ngjarjes, policia dhe RENEA kanë nisur kontrollet në zonën e Dukagjinit për të gjurmuar autorët. Terreni i thepisur, mungesa e kamerave të sigurisë dhe sinjali i dobët telefonik e vështirësojnë hetimin.

Prelë dhe Lekë Gjoni kishin shkuar një ditë më parë në banesën e vjetër në Dukagjin, ku familja kishte edhe koshere bletësh. Sipas familjarëve, ata nuk kishin konflikte të njohura dhe nuk kishin marrë kërcënime.

Hetuesit po verifikojnë edhe aktivitetin e 57-vjeçarit, i cili punonte me kamion dhe eskavator, ndërsa një tjetër pistë lidhet me divorcin e tij të ndodhur rreth tre muaj më parë. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një pistë dhe nuk ka ende prova që e lidhin me atentatin.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur dinamikën e plotë të krimit, identifikuar autorët dhe përcaktuar motivin. Të shtëna me armë në Kir të Dukagjinit, dy të vrarë dhe një i plagosur

23 Gusht, 17:53 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm