Lajme Zone
Atentati mbrëmë në Sarandë/ 9 plumba drejt Thimjo Rubatit, autorët me skafandra ikën me skaf! 50-vjeçari: Nuk i njoha
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati mbrëmë në Sarandë/ 9 plumba drejt Thimjo Rubatit, autorët me skafandra ikën me skaf! 50-vjeçari: Nuk i njoha

Thimjo Rubati, 50-vjec u qëllua me 9 plumba pistolete, mbrëmjen e së premtes teksa qëndronte në ambientet e jashtme të biznesit të tij, një parkim për automjete në lagjen nr 4 të Sarandës. Burime për Report Tv thanë se dy autorët me motor dhe skafandra kanë ardhur nga rruga "Mit'hat Hoxha", në drejtim nga stadiumi për te porti. Sapo kanë konstatuar Rubatin pranë biznesit të tij, kanë hapur zjarr m

Thimjo Rubati, 50-vjec u qëllua me 9 plumba pistolete, mbrëmjen e së premtes teksa qëndronte në ambientet e jashtme të biznesit të tij, një parkim për automjete në lagjen nr 4 të Sarandës. Burime për Report Tv thanë se dy autorët me motor dhe skafandra kanë ardhur nga rruga "Mit'hat Hoxha", në drejtim nga stadiumi për te porti. Sapo kanë konstatuar Rubatin pranë biznesit të tij, kanë hapur zjarr me një pistoletë të kalibrit 9 milimetra, duke qëlluar 9 herë. Nga të shtënat, 50-vjeçari ka marrë 3 plumba. LEXO edhe...Zhupa: Bashkia e Sarandës 1 mln euro abuzim me fondet në 1 vit, i çojmë dosjen drejtësisë Rubati, i cili ka qenë i vetëdijshëm pas sulmit, u ka deklaruar hetuesve se nuk ka mundur të identifikojë autorët. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua drejt Janinës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Pas atentatit, autorët janë larguar në të njëjtin itinerar drejt zonës së njohur si Baba Rexhepit. Hetuesit dyshojnë se më pas ata janë larguar me skaf, ndërsa motori i përdorur në atentat ende nuk është gjetur. Ç’ka lë dyshime se mund ta kenë marrë me vete. Shënjestra e atentatit, Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sandri Rubati, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke. Aktiviteti i tij kriminal daton prej më shumë se dy dekadash. Në vitin 2002 është arrestuar dhe dënuar në Shqipëri për trafikim të të miturve dhe përdhunim, ndërsa në vitin 2012 u arrestua sërish, i akuzuar për rrëmbimin e një vajze 16-vjeçare. Rubati rezulton gjithashtu i proceduar për armëmbajtje pa leje, kontrabandë, trafikim të emigrantëve të paligjshëm dhe trafikim të mjeteve motorike. Teksa vuante dënimin në Greqi, në vendin tone kërkohej për kontrabandë automjetesh, ku ishin të përfshirë edhe doganiere. Pas përfundimit të dënimit në Greqi, Rubati u përball me drejtësinë shqiptare për dosjen e kontrabandës por Gjykata e Apelit e dënoi me kusht, duke pezulluar vuajtjen e dënimit me burg. Pista e hetimit, thane burimet lidhet me të shkuarën kriminale të tij brenda e jashtë vendit, por nuk perjashtohet as ndonjë konflikt që mund të ketë krijuar kohët e fundit, por deri më tani nuk janë identifikuar autorët. Ora 17:10 Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet një motor i barktisur buzë detit në Sarandë, dyshohet i autorëve Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, kanë gjetur një motorr të braktisur.Motorri u gjet buzë detit, në një prej gjireve detare të zonës, pikërisht në zonën e quajtur “Kasollja”. Policia dyshon se motorri i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes të së premtes. Share Xh.K/ReportTv.al thimjo rubati atentat sarande Vlore Komento Komente Popull: 18/07/2026 15:57 Smth gazetaret skan problem qe ky plehera rremben minoren dhe i shet, eshte thjesht nje detaj i vogel. Mos e nxirni nga spitali i vini nie jastek siper dhe mos ta shofi me driten e diellit. Përgjigju Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.4% Nuk e di 3.9% Vota total: 6226 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?