Një shqiptar 55-vjeçar në Greqi është plagosur mëngjesin e sotëm gjatë një tentative për vrasje. Ngjarja ndodhi në zonën e Patissia-s në Athinë, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Annino kur dy persona të cilët udhëtonin me një motoçikletë, hapën zjarr ndërsa Eduart Mullaj po dilte nga shtëpia. Shqiptari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital. 55-vjeçari u ka deklaruar policëve se autorët tentuan t’i vidhnin motorin dhe se e qëlluan me armë kur ai reagoi. LEXO EDHE:Shqipëria drejt BE-së, Mitsotakis: Mbështesim integrimin por progresi për pronat dhe të drejtat e minoritetit grek nuk mjafton! Do të ushtrojmë të drejtat tona Por, ky version nuk është i besueshëm për policinë dhe po analizohet edhe motori i të plagosurit. Policinë e njoftoi vajza e Mullajt, ndërsa ai ndodhej gjysmë i zhveshur dhe i shtrirë në tokë, i mbuluar në gjak. “Pashë të shtënat, ata qëllonin poshtë, drejt tokës, dhe ndoshta një plumb bëri rikoshet. Pashë dy persona me helmeta që largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe më pas pashë të plagosurin të shtrirë në tokë, të mbuluar me gjak”, tha një dëshmitar që kishte parë ngjarjen. Gjurmët e gjakut në rrugë janë konstatuar rreth 10 metra larg shtëpisë së tij, ndërsa distanca nga vendi i sulmit deri te kjo pikë është rreth 20 metra. Sipas dëshmisë së një tjetër banori të zonës, para të shtënave u dëgjua një grup të rinjsh duke folur me zë të lartë dhe duke u grindur. “Dëgjuam një grup të rinjsh, rreth katër ose pesë persona. Po ziheshin, po grindeshin dhe flisnin me zë të lartë. Më pas u dëgjua një e shtënë. Rreth dhjetë sekonda më vonë u dëgjua një e dytë dhe, pas rreth 30 sekondash, edhe një tjetër”, tregoi një banor i zonës. I njëjti banor theksoi se nuk përjashtohet mundësia që të rinjtë të kenë kaluar rastësisht nga vendi në momentin e ngjarjes. Autorët u larguan me motor, ndërsa pas kanë mbetur tri gëzhoja dhe një plumb. Hetimet për zbardhjen e rrethanave janë në vijim. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: atentat greqi athine shqiptaret ne greqi eduart mullaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 83.4% Magjistratëve 11.5% Nuk e di 5.1% Vota total: 392 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
