Lajme Zone
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat në Elbasan/ Tre të rinj qëllohen me armë në lokal, mes tyre kamarieri 19-vjeçar! Polici jashtë shërbimit ndoqi autorin, rrethohet lagjia 'Vullnetar'! Gjenden 6 gëzhoja (EMRAT+VIDEO)


Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë në drejtim të një lokali në Elbasan, mes tyre edhe një kamerier. Njëri prej tyre është plagosur në shpatull, ndërsa një tjetër plumbi e ka kapur në këmbë. Nga qëmtimi i vendit të ngjarjes deri tani blutë kanë arritur të zbulojnë 6 gëzhoja.

Tre të rinj u plagosën me pistoletë nga një person mbrëmjen e sotme në një lokal të lagjes 'Vullnetar" në Elbasan. Kamarieri Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç tashmë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Njëri prej tyre është plagosur në shpatull, ndërsa një tjetër plumbi e ka kapur në këmbë. LEXO edhe...Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin! Të rinjtë vihen nën hetim (EMRAT+VIDEO) Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga qëmtimi i vendit të ngjarjes deri tani blutë kanë arritur të zbulojnë 6 gëzhoja. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:30, në lagjen "Vullnetari", Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit. K.M/ReportTv.al Elbasan Bjorgi Hoxha Armand Tomorrica Renaldo Mance Komento Komente cufi: 20/07/2026 22:23 RROFSH O EDI RAMA SE NA KENAQE.... Përgjigju Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 65% I gabuar 26.1% Nuk e di 8.9% Vota total: 1822 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?