Lajme Zone
Atentat me tritol, vdes shënjestra/ Gjirokastër, makina që drejtonte 45-vjeçari shpërtheu në lëvizje
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat me tritol, vdes shënjestra/ Gjirokastër, makina që drejtonte 45-vjeçari shpërtheu në lëvizje

GJIROKASTËR- Beqir Devolli drejtuesi i automjetit, i cili shpërtheu në lëvizje mbrëmjen e të shtunës në Gjirokastër  ka humbur jetën gjatë transportit për trajtim më të specializuar në  Tiranë.

GJIROKASTËR- Beqir Devolli drejtuesi i automjetit, i cili shpërtheu në lëvizje mbrëmjen e të shtunës në Gjirokastër ka humbur jetën gjatë transportit për trajtim më të specializuar në Tiranë.

Ndërsa Erigers Mela pasagjeri, i cili mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se në automjetin që drejtohej nga 45-vjeçari banor i Gjirokastrës ishte vendosur lëndë plasëse. Shpërthimi ndodhi rreth orës 10 të mbrëmjes përballë drejtorisë vendore të policisë, në lagjen 18 shtatori, ndërsa automjeti po lëvizte.

Policia lokale krijoi menjëherë perimetrin e sigurisë ndërsa rreth orës 3 pas mesnate në vendngjarje shkuan dhe specialiste nga Tirana për të kryer ekspertizën e nevojshme dhe zbardhjen e dinamikes se ngjarjes.

Megjithëkëtë ende nuk dihen shkaqet e saj dhe as autorët.

Asnjë prej të dy personave që ndodheshin në automjet mësohet se nuk kanë dosje pranë Policisë së Gjirokastrës ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorëve./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet