Kristjan Asllani nderoi kombëtaren me rezultatin 2-1 përballë San Marinos, teksa dopieta e tij dhe sidomos goli në minutën e 93, shpëtuan kuqezinjtë nga një barazim dramatik, që do të ndikonte jo pak në moralin e kombëtares. Kjo ishte edhe arsyeja përse ndryshe nga sulmuesit, të cilët morën nota të dobta në këtë ndeshje, Asllani u vlerësua me 10 nga ‘Sofascore’. “Jam shumë i lumtur se … në pjesën e dytë ishte shumë e vështirë për ne. Nuk e di pse, por nuk bëmë më presing. I pritëm ata dhe e luajtën topin shumë mirë. Patëm vështirësitë tona, por fituam. Tani jemi në vend të parë dhe duhet të fitojmë ato ndeshje që na mbetën,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i Kombëtares. Të pakënaqur me paraqitjen e Kombëtares ndaj San Marinos, rivalit që mban vendin e fundit në renditjen e FIFA-s, ishin edhe senatorët e përfaqësueses. LEXO EDHE:‘Na cofi pleshtat’, tifozët e Kombëtares flasin për Report TV pas fitores ndaj San Marinos: Erdhëm nga Irlanda, e ndjekim në çdo stadium (VIDEO) “Fola edhe me djemtë në dhomat e zhveshjes që këtë ndeshje duhet ta ngulisim mirë në mendje. Duhet të jetë një mësim për ne sepse nuk ishte një ndeshje e bukur. Është mësim që nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë skuadër. Duhet të japim 100%. Të shënojmë golat. Nëse e bëjmë këtë e japim 100% jemi të qetë me veten tonë,”-tha Elseid Hysaj, futbollist i Kombëtares. “Në qoftëse nuk jep sinjal kjo ndeshje nuk do të japë asnjë ndeshje. E vetmja gjë pozitive në këtë sfidë është që fituam në minutë të fundit me një penallti. Kjo do të jetë një mësim jo vetëm për ndeshjet e nëntorit, por edhe të ardhmen e të gjithë futbollistëve që sot ishin në fushë ose në bankinë,”-deklaroi Berat Gjimshiti, kapiten i Kombëtares. “Nganjëherë edhe pse pret rezultat më të thellë nuk është e lehtë. Me rëndësi janë 3 pikët. Jam i sigurtë që kjo sfidë na rrit, na bën të mendojmë dhe mos të mendojmë se ka kundërshtar të lehtë,”-u shpreh Ardian Ismajli, futbollist i Kombëtares. Pas 4 ndeshjesh në 11 ditë, Kombëtarja do të rikthehet të luajë në muajin nëntor në Ligën e Kombeve, teksa me 12 pret Finlandën në Air Albania, ndërsa ndeshja e fundit në grup është kundër Bjelloruisës me 15 nëntor. Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com TAG: kombetarja shqiptare elseid hysaj kristjan asllani berat gjimshiti Ardian Ismajli Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3843 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

