Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë një takimi me studentët e rinj të Akademisë së Sigurisë, vuri theksin te përgjegjësia që mbart brezi i ri i Policisë së Shtetit dhe nevoja për një polici moderne, profesionale dhe me integritet. Demo theksoi se uniforma e shtetit është përgjegjësi dhe jo privilegj, ndërsa autoriteti i dhënë nga ligji duhet ushtruar me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe integritet. “Uniforma e shtetit është përgjegjësi, nuk është privilegj. Autoriteti që jep ligji duhet ushtruar me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe integritet”, tha ai. Gjatë fjalës së tij Ministri Demo bëri të ditur se rritja e pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit është në rrugë të mbarë, duke paralajmëruar një rritje të konsiderueshme. LEXO EDHE:Hita drejtuar studentëve të Akademisë së Sigurisë: Policia nuk është vetëm një profesion, por edhe mision (VIDEO) “Unë besoj që ne shumë shpejt, duke filluar që me politikën e pagave, dhe po e them dhe këtu sot zyrtarisht, që ne jemi në rrugë të mbarë përsa i përket rritjes së pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit. Do të jetë një rritje e konsiderueshme. Prandaj ditën që ju do të dilni në detyrë do të jeni trajtuar më mirë se paraardhësit tuaj”, evidentoi Demo. Sipas ministrit, ky është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një standardi të ri për trupën e Policisë, duke kombinuar përgjegjësinë profesionale me vlerësimin dhe mbështetjen që punonjësit meritojnë. “Një standard i ri unë besoj që fillon nga brezi i ri, e unë jam i bindur që ju do të jeni shembulli më i mirë i asaj çfarë ne duam të projektojmë për të ardhmen, gjithmonë duke ndjekur eksperiencën e ndërtuar prej vitesh e vitesh në Policinë e Shtetit, gjithmonë duke ndjekur praktikat më të mira të konsoliduara në Policinë e Shtetit, gjithmonë duke ndjekur të gjithë atë që është realizuar me shumë mund dhe në kohë të vështira, nga të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e trupës së Policisë së Shtetit”, nënvizoi ministri. Demo e lidhi këtë proces edhe me objektivin e integrimit evropian, duke theksuar se Shqipëria synon të përmbyllë të gjithë kapitujt e negociatave brenda vitit 2027, çka kërkon ngritjen e standardeve edhe në Policinë e Shtetit. Në përfundim, ministri vlerësoi rolin e Akademisë së Sigurisë dhe stafit akademik, duke kërkuar një “kërcim cilësie” për ta sjellë formimin e policëve në përputhje me sfidat e kohës. “Kombinimi i faktorit të ardhmes që jeni ju me eksperiencën që ne kemi në Policinë e Shtetit do të jetë formula për të garantuar një Polici Shteti, e cila do të plotësojë të gjitha standardet që ne do të donim për të ardhmen e vendit. Sot do të doja t'ju uroja shumë suksese në këtë rrugëtim. Do të doja të përgëzoja edhe stafin akademik, sepse kjo është një ditë feste gjithmonë kur institucionet e arsimit të lartë kanë ditën e parë të universitetit. E mbaj mend shumë mirë sepse e kam përjetuar, pasi kam qenë 15 vjet pjesë e stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Besoj që po ashtu kjo ditë, është një ditë e cila vlen për të projektuar atë çfarë ne duam të bëjmë, qoftë dhe me Akademinë e Policisë së Shtetit, për ta ngritur atë në nivele të tjera për ta transformuar jo thjesht nga pikëpamja e infrastrukturës, por mbi të gjitha për ta sjellë Akademinë e Policisë së Shtetit në atë çfarë koha kërkon dhe atë çfarë ne kemi punuar dhe e gjithë stafi akademik dhe gjithë drejtuesit të gjithë zinxhir drejtuesve të Policisë së Shtetit ka punuar deri tani”, u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u shpreh se ndër vite Policia e Shtetit është zhvilluar profesionalisht dhe tashmë është një partner i besueshëm, pjesëmarrës në hetime dhe operacione ndërkombëtare. Hita theksoi se tre vitet e ardhshme do të jenë një periudhë e rëndësishme për formimin e tyre profesional dhe njerëzor. "Në këto ambiente jam shkolluar edhe unë, e bashkë me mua breza të tërë të Policisë së Shtetit. Por, ndryshe nga sot, ne ishim shumë më pak të privilegjuar në të gjitha aspektet, pasi edhe Policia ishte ende e brishtë. Ndërsa sot, Policia e Shtetit është rritur profesionalisht dhe është e barabartë me partnerët, e besueshme dhe pjesë e hetimeve dhe operacioneve ndërkombëtare. Për ju nis një rrugëtim i ri, si në aspektin e dijes, ashtu edhe të misionit që keni marrë përsipër. Sepse Policia e Shtetit nuk është thjesht profesion, por është mision. Dhe për të përmbushur këtë mision duhen këmbëngulje, vullnet, dije, përgatitje fizike, disiplinë, respekt për njëri-tjetrin dhe për pedagogët. Pas tri vitesh do të jeni oficerë të Policisë së Shtetit, një titull që ju jep privilegjin, por mbi të gjitha përgjegjësinë, për t’iu shërbyer qytetarëve, sigurisë dhe vendit", tha Hita. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:58 Hita drejtuar studentëve të Akademisë së Sigurisë: Policia nuk është vetëm një profesion, por edhe mision (VIDEO) Në ceremoninë e fillimit të vitit akademik ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili u shpreh se përfshirja e të rinjve në Policinë e Shtetit është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e institucionit.Sipas tij, interesi i maturantëve për këto studime ka qenë i lartë gjatë tre viteve të fundit, që prej hapjes së Akademisë së Sigurisë për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin këtë karrierë.Duke iu drejtuar studentëve të rinj, Hita theksoi se studimet nuk duhet të shihen vetëm si një profesion, por si përgatitje për një mision në shërbim të qytetarëve dhe vendit.“Policisë së Shtetit i duhet brezi i ri, energjia, mentaliteti dhe fytyra e re, komponentë që ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve te Policia. Në tri vitet e fundit, që kur kemi hapur dyert e Akademisë për maturantët, interesi ka qenë shumë i lartë. Mijëra të rinj e të reja kanë zgjedhur Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” për të ndjekur studimet Bachelor dhe sot, pas një procesi konkurrues dhe transparent, janë 390 maturantë që ndjekin këto studime. Sot, Akademia e Sigurisë është zhvilluar në çdo drejtim. Ajo është e binjakëzuar dhe anëtare e bordeve të akademive prestigjioze në rajon, Evropë dhe SHBA. Ka në dispozicion literaturë të akademisë italiane, si dhe ambiente e laboratorë të përshtatshëm për të përmbushur sa më mirë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në këto ambiente jam shkolluar edhe unë, e bashkë me mua breza të tërë të Policisë së Shtetit. Por, ndryshe nga sot, ne ishim shumë më pak të privilegjuar në të gjitha aspektet, pasi edhe Policia ishte ende e brishtë. Ndërsa sot, Policia e Shtetit është rritur profesionalisht dhe është e barabartë me partnerët, e besueshme dhe pjesë e hetimeve dhe operacioneve ndërkombëtare.Për ju nis një rrugëtim i ri, si në aspektin e dijes, ashtu edhe të misionit që keni marrë përsipër. Sepse Policia e Shtetit nuk është thjesht profesion, por është mision. Dhe për të përmbushur këtë mision duhen këmbëngulje, vullnet, dije, përgatitje fizike, disiplinë, respekt për njëri-tjetrin dhe për pedagogët. Pas tri vitesh do të jeni oficerë të Policisë së Shtetit, një titull që ju jep privilegjin, por mbi të gjitha përgjegjësinë, për t’iu shërbyer qytetarëve, sigurisë dhe vendit.Ndaj mësoni sa më shumë, sepse dija, e gërshetuar me stërvitjen dhe disiplinën, do të jenë faktorët kryesorë në formësimin tuaj profesional dhe njerëzor gjatë këtyre viteve. Që ditën e parë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm, Akademia ka qenë dhe do të jetë në vëmendjen time të veçantë, sepse ajo është motori kryesor i rigjenerimit të Policisë, i shkollimit, trajnimit dhe përgatitjes së brezave të rinj të Policisë së Shtetit.Jam angazhuar maksimalisht, së bashku me Rektorin dhe Bordin e Akademisë, për të eliminuar çdo problematikë që kemi hasur gjatë këtij viti dhe do të jem pranë jush, ashtu siç do të jem pranë çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që, me ndershmëri, përkushtim dhe sakrificë, përmbush këtë mision të shenjtë. Mos nguroni të më shkruani për çdo shqetësim apo ide për përmirësim. Duke folur, komunikuar dhe duke dhënë kontributin tuaj në zgjidhjen e problematikave kudo që ato shfaqen. Dhe mos harroni përgjegjësinë që keni marrë mbi vete dhe përkushtimin që duhet të keni për të dalë sa më të aftë nga ky fakultet, për t’i shërbyer qytetarit, ligjit dhe atdheut", tha Hita. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Skënder Hita ervin demo Akademia e Sigurise ministria e brendshme Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3843 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

