Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë e pyetur nga gazetarët në lidhje me fondet IPARD, ka bërë me dije se procesi ndodhet në fazat finale dhe së shpejti pritet të hapen. “Ministri i Buqësisë ka folër për çështjen presim finalizimin e procedurave për dhënien e fondit IPARD, është një proces që ka qenë i zgjatur, kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar është në fazat finale presim që së shpejti të hapen. Është një fond shumë i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e Bujqësisë”, tha Ibrahimaj. Në lidhje me paketat fiskale, Ibrahimaj u shpreh se janë dërguar kërkesat dhe janë në procesin e vlerësimit. “Kemi çuar kërkesat tona që janë duke u vlerësuar”, tha Ibrahimaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

