As shiu nuk i ka ndalur vizitorët të frekuentojnë destinacionin më të rëndësishëm të festës së birrës. Edhe në një mbrëmje me mot të paqëndrueshëm, ambienti i Shtëpisë se Birrës Korça është mbushur plot me familjarë miq dhe turistë, në kërkim të një mbrëmjeje të shoqëruar me Birra Korça, gatime tradicionale dhe muzikë live. E lidhur ngushtë me historinë e Birra Korça, birrës së parë shqiptare, Shtëpia e Birrës është kthyer në një pikë të preferuar për ata që duan të shijojnë jo vetëm birrën, por edhe atmosferën dhe mikpritjen korçare. Mes vizitorëve që kanë zgjedhur Korçën në këto ditë feste është edhe një zonjë që jeton në Amerikë, por që sa herë rikthehet në Shqipëri, një nga ndalesat e saj të preferuara është Shtëpia e Birrës Korça. Për të kjo nuk është thjesht një vizitë në një ambient ku mund të shijojë një birrë. Është një rikthim te shija, atmosfera dhe tradita e qytetit. Sa herë vjen në Shqipëri, ajo zgjedh të ulet këtu, të shijojë Birrën Korça dhe të përjetojë nga afër atë që përfaqëson kjo markë për qytetin. Madje, lidhja me Birrën Korça tashmë e ka ndjekur edhe përtej Atlantikut. Ajo tregon se birrën e gjen edhe në Amerikë, ndaj shija që dikur e shijonte vetëm gjatë vizitave në Shqipëri, tashmë është bërë pjesë edhe e jetës së saj atje. Në tavolina, Birra Korça shoqërohet me gatime tradicionale, ndërsa muzika live i jep mbrëmjes ritmin festiv. Ambienti karakteristik, i lidhur me traditën e birrës dhe historinë e qytetit, e bën këtë hapësirë një destinacion të veçantë për vizitorët. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: birra korca
