Në protestën e 77 kundër Edi Ramës, Meçan Zotaj u shpreh se shqiptarët duhet të bashkohen për një Shqipëri më të mirë. Gjithashtu ai kujtoi rastin e Portit të Durrësit, ku biznesmeni Alabbar deklaroi se kishte gabuar. “Një nga investimet që Rama dilte dhe fliste me shumë pompozitet ishte investimi i Alabbar në Durrës. 450 hektarë tokë, me 2 mld euro dhe punësimin e 12 mijë punëtorëve. Prej 2023 nuk pamë asgjë. Pamë tradhtitë dhe hilet, objektet kanë nisur të fsen , punëtorët nuk janë askund. Pompoziteti që jepte tellalli Rama, mund të bëhej vetëm me firma të ndërtimeve të kompanive shqiptare. Sot nuk i besojnë më as kryetarët e bashkive të veta sepse edhe ata i ka tradhtuar…”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
