Diaspora shqiptare i është bashkuar protestës së sotme. Në ditën e 77 shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Një shqiptar nga Diaspora shqiptare në “New York” u shpreh se kryeministri Rama i ka ditët e numëruara dhe se fatin e Shqipërisë do ta marrë në dorë rinia “77 ditë rezistencë. Qeveria e korruptuar me në krye Edi Ramën, mendojnë se do marrim gomonet valixhet siç i kanë dëbuar në vitet e kaluara. Ai është një njeri që ka shitur trojet tonë i ka dhënë falas nën petkun e investitorëve strategjikë. Ne nuk do e lejojmë të vazhdojë kështu. Kemi treguar që dimë të rezistojmë dhe do vazhdojmë deri sa kjo qeveri të rrëzohet. Ditët i ka të numëruara, Rama nuk e ka të gjatë, rinia do të marrë udhëheqjen do krijojë një qeveri që ti shërbejë popullit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: diaspora Tirane
