Një protestues nga Diaspora shqiptare në New York ka mbajtur një fjalim gjatë protestës, duke shprehur mbështetjen për qytetarët dhe duke bërë thirrje për ndryshime politike në Shqipëri. Protestuesi iu referua edhe shqiptarëve që janë larguar nga vendi ndër vite, duke theksuar se shumë prej tyre kanë emigruar për shkak të vështirësive dhe bindjeve të tyre. Ai kritikoi ashpër situatën politike dhe institucionale në vend, duke e krahasuar sistemin financiar të SHBA-së me atë që e cilësoi si “bursën e korrupsionit” në Tiranë, ndërsa akuzoi qeverinë për lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe narkotrafikun. Në fjalën e tij ai kritikoi edhe administratën publike, duke pretenduar se persona që dikur nuk ndiqnin rregullisht shkollën sot mbajnë poste drejtuese. “Nuk jeni vetëm Diaspora e Amerikës do jetë këtu në mbështetjen tuaja. Nuk do e lejojmë këtë qeveri të na shkelë me këmbë. Ata që ikën me gomone, ata që vuajtën dhe u larguan nga ky vend sepse nuk dëshironin të ja shisnin shpirtin djallit. Ka shqiptarë që asnjë shumë nuk do i bënte patronazhisti. SHBA ka bursën që kontrollon financat e botës, por Tirana ofron bursën e korrupsionit, krimit të organizuar të të narkotrafikut. Ata që nuk vinin në shkollë i shoh drejtorë në administratë. Ne duam të vijmë në Shqipëri, por kjo realizohet duke rrëzuar sistemin, Ramën dhe Berishën. Çlirimi i Shqipërisë nga sistemi berishist e ramist na bashkon”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: diaspora edi rama
