Lajme Zone
Arthur largohet nga Juventusi, zyrtarizohet zgjidhja e kontratës! I ka kushtuar klubit më shumë se 1.5 milionë euro për ndeshje
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Arthur largohet nga Juventusi, zyrtarizohet zgjidhja e kontratës! I ka kushtuar klubit më shumë se 1.5 milionë euro për ndeshje

Pas gjashtë vitesh dhe disa huazimesh, mesfushori brazilian ndahet nga Juventusi. Ai ishte një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit bardhezi.

Tani është zyrtare, Arthur largohet nga Juventusi. Pas marrëveshjes për zgjidhjen e kontratës, e kërkuar nga vetë futbollisti dhe e arritur gjatë orëve të fundit, ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga klubi bardhezi. Në sezonin e fundit, braziliani luajti me fanellën e Gremios, duke regjistruar 23 paraqitje, 1 gol dhe 2 asistime. Arthur iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2020 nga Barcelona, në kuadër të shkëmbimit me Miralem Pjanic. Pas gjashtë vitesh, ai largohet nga bardhezinjtë me vetëm 63 paraqitje, ndërsa gjatë kësaj periudhe pati edhe huazime te Liverpooli, Fiorentina, Girona dhe Gremio. LEXO edhe...VIDEO/ Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare, prezantohet te klubi i Serisë C në Itali: Dua të shënoj golin e 300-të "Juventusi njofton se ka zgjidhur me marrëveshje të përbashkët me futbollistin Arthur Henrique Ramos De Oliveira Melo kontratën që lidhej me të drejtën për përfitimin e shërbimeve sportive të lojtarit. Ky operacion gjeneron një ndikim negativ ekonomik prej rreth 6 milionë eurosh, si pasojë e përshtatjes së vlerës neto kontabël të të drejtave sportive të futbollistit.” Melo ka kushtuar 1.5 milionë euro për ndeshje Deri në zgjidhjen e kontratës së sotme, shuma e amortizimit të akumuluar në bilancin e Juventusit për brazilianin arrin në rreth 65 milionë euro. Gjatë viteve, Juventusi e kishte zgjatur kontratën e tij fillestare, e cila skadonte në vitin 2027, pikërisht për të shpërndarë në më shumë vite shumën e mbetur të amortizimit dhe për të shmangur humbje të mëdha financiare përpara se lojtari të shitej ose të lirohej. Kostoja e pagave u lehtësua pjesërisht falë masave fiskale, përfshirë “Decreto Crescita” në vitet e para, si edhe falë huazimeve të mëvonshme te Liverpooli, Fiorentina dhe Girona, gjatë të cilave klubet pritëse mbuluan një pjesë të pagës së tij. Në tre vitet e para në Torino, Arthur përfitonte pagën maksimale fillestare, rreth 12 milionë euro bruto në sezon. Më pas pranoi disa ristrukturime të pagës për të lehtësuar huazimet dhe për të ulur barrën financiare mbi Juventusin. Në total, kostoja e pagave bruto që realisht kanë mbetur në ngarkim të Juventusit nga viti 2020 deri më sot vlerësohet rreth 32-35 milionë euro. Duke marrë parasysh se mesfushori brazilian ka zhvilluar vetëm 63 ndeshje me fanellën e Juventusit, investimi i përgjithshëm përkthehet në një kosto rekord prej më shumë se 1.5 milionë eurosh për ndeshje. Pikërisht për shkak të kësaj barre të madhe ekonomike, drejtuesit e Juventusit kanë finalizuar zgjidhjen me marrëveshje të përbashkët të kontratës, me synimin për të lehtësuar përfundimisht fondin e pagave të klubit. S.Dh/ReportTv.al serie a itali juventus arthur melo Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5353 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?