Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Po ndërtonte pa leje një bar-kafe në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari nga Fieri (EMRI+VIDEO)


Jonel Mine po ndërtonte në zonën e plazhit të Semanit një objekt i destinuar për aktivitet bar-kafe.

Fier - Një 39-vjeçar nga fshati Gjokalli i Fierit është arrestuar nga shërbimet e policisë. Jonel Mine po ndërtonte në zonën e plazhit të Semanit një objekt i destinuar për aktivitet bar-kafe. LEXO edhe...U kapën me kallash dhe kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë (EMRAT+VIDEO) 39-vjeçari gjithashtu kishte punësuar në mënyrë të paligjshme edhe 3 të tjerë, për ndërtimin e këtij objekti. Njoftimi i policisë: Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar një rast të ndërtimit pa leje në plazhin e Semanit. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë konstatuan se në zonën e plazhit të Semanit po ndërtohej një objekt i destinuar për aktivitet bar-kafe. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi J. M., 39 vjeç, banues në fshatin Gjokalli, Fier, kishte nisur punimet për ndërtimin e objektit pa u pajisur me lejen përkatëse nga organet kompetente. Gjithashtu, nga veprimet e kryera dyshohet se ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme edhe 3 shtetas të tjerë. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, shtetasin J. M., 39 vjeç, për veprat penale "Ndërtim pa leje", dhe "Punësim i paligjshëm". Kontrollet dhe verifikimet në terren vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje dhe të veprave penale kundër mjedisit, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al Jonel Mine ndertim pa leje plazhi i Semanit Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.9% Social media 15.7% Vota total: 5410 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?