Lajme Zone
Kombëtarja U-16, trajneri Armand Dama publikon listën për dy miqësoret ndaj Malit të Zi
SportCNA

Kombëtarja U-16, trajneri Armand Dama publikon listën për dy miqësoret ndaj Malit të Zi

Trajneri i Kombëtares U-16, Armand Dama, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, që do të zhvillohen më 25 dhe 27 gusht. Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe do të përballen me bashkëmoshatarët malazezë në dy teste, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar formën e lojtarëve dhe për të vijuar punën në kuadër të përgatitjeve për aktivit

Trajneri i Kombëtares U-16, Armand Dama, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, që do të zhvillohen më 25 dhe 27 gusht.

Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe do të përballen me bashkëmoshatarët malazezë në dy teste, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar formën e lojtarëve dhe për të vijuar punën në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme.

Ndeshja e parë do të luhet më 25 gusht, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 27 gusht, në orën 11:00, në Mal të Zi.

Lista e trajnerit Armand Dama për këto dy miqësore përbëhet nga 20 futbollistë:

Portierë : Valerio Alijaj, Besardo Ndoj.

Mbrojtës : Elez Elqeni, Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Romeo Hazizaj, Redjon Margjekaj, Noseld Bahushi, Kevin Muharremi.

Mesfushorë : Matias Mehmeti, Enea Taci, Gean Ramadani, Elio Mera, Alesio Gjomarkaj, Elio Tavani.

Sulmues: Alessio Kopani, Adrian Sina, Santjago Perkola, Marin Shehaj, Gledion Koci. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.