Kampionët në fuqi të Premier League, Arsenal, kanë bërë një tjetër paraqitje jo pozitive në miqësoret e verës. Në ndeshjen kundër Dortmund, të zhvilluar në stadiumin Fly Emirates të Londrës, vendasit u mposhtën me rezultatin 2-3. Fillimisht Inacio dhe më pas Karetsas i dhanë avantazhin e dyfishtë gjermanëve. Në fillimin e pjesës së dytë Nëaneri shkurtoi diferencat për ‘topçinjtë’, por brenda pak minutash Gadou realizoi sërish për Dortmund-in. Në vijim Gyokeres me penallti vulosi rezultatin përfundimtar të sfidës, që ishte humbje e dytë radhazi në miqësore. Para se të nisë kampionati më 22 gusht Arsenali ka të parashikuar edhe një tjetër miqësore, që do të luajë kundër Como-s më 12 gusht, ndërsa 4 ditë më pas do të jetë Superkupa kundër Manchester City-t. LEXO edhe...Zyrtare/ Arsenali firmos me kapitenin e Newcastle, Bruno Guimaraes për 4 vite pjesë e 'Topçinjve' Sa i takon qytetarëve, që këtë sezon udhëhiqen nga Enzo Maresca, fituan 3-1 miqësoren e kësaj të diele kundër Atletico Madrid. Spanjollët realizuan të parët me Dominguez, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ‘dopieta’ e Marmoush përmbysi shifrat. Në minutën e fundit të kohës së rregult Ait-Nouri vulosi rezultatin përfundimtar në favor të anglezëve. Liverpool ndërkohë u mposht 2-3 me përmbysje nga Monaco në ‘Anfield’. Golat e Isak dhe më pas të Florian Wirtz i dhanë avantazhin e shpejtë anglezëve, të cilët u ndëshkuan nga Golovin dhe Biereth para se në minutat e fundit të vinte përmbysja. Brunner pas ekzakutimit të një goditje dënimi i dha fitoren francezëve. Share Share Ne.k./ReportTv.al arsenal dortmund liverpool Monaco Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 50.5% Jo 44.1% Nuk e di 5.4% Vota total: 93 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

