Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka kërkuar leje të posaçme për të dalë nga burgu dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të sigurisë që shoqëron vuajtjen e dënimit, si dhe masat që duhet të merren për garantimin e sigurisë gjatë transportit dhe qëndrimit të tij jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit. Vendimi përfundimtar do të merret pasi autoritetet të vlerësojnë të gjitha rrethanat dhe kushtet e nevojshme për shoqërimin e të dënuarit gjatë ceremonisë mortore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

