Lajme Zone
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta shpërfillë gjuhën shqipe, prej një viti asnjë procesverbal në shqip
PolitikëReport TV

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta shpërfillë gjuhën shqipe, prej një viti asnjë procesverbal në shqip

Procesverbali i fundit i publikuar në shqip mban datën 19 shtator 2025. Që prej asaj kohe, në faqen zyrtare nuk figurojnë 83 procesverbale në gjuhën shqipe.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mos publikojë në gjuhën shqipe procesverbalet e mbledhjeve të saj, edhe pse kanë kaluar gati 11 muaj nga përkthimi i fundit. Sipas një verifikimi të Portalb.mk, procesverbali i fundit i publikuar në shqip mban datën 19 shtator 2025. Që prej asaj kohe, në faqen zyrtare nuk figurojnë 83 procesverbale në gjuhën shqipe. LEXO edhe...Ylli Pata: Provokacja e Mickovskit me shqipen synon Tiranën Qeveria aktuale ka zhvilluar deri tani 193 mbledhje. Mungesë dokumentesh ka edhe në versionin maqedonisht për 25 mbledhjet e fundit, ku procesverbali më i fundit i publikuar është ai i 5 qershorit. Portalb.mk i kërkoi sqarime Qeverisë për arsyet pse procesverbalet nuk publikohen në shqip dhe pse mungojnë edhe në maqedonisht, por nuk mori përgjigje. Më herët, portali e kishte ngritur të njëjtën çështje edhe me ish-zëvendëskryeministrat e VLEN-it, Arben Fetai dhe Izet Mexhiti. Sipas Portalb.mk, edhe pse ata kishin deklaruar se procesverbalet ishin të disponueshme në gjuhën shqipe, verifikimet në faqen zyrtare tregonin të kundërtën. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve parashikon gjoba nga 4 mijë deri në 5 mijë euro për institucionet që nuk zbatojnë detyrimet ligjore, si edhe sanksione për personat përgjegjës. Sipas Portalb.mk, megjithatë, këto masa nuk janë zbatuar. Problematika me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore ishte evidentuar edhe gjatë pandemisë së COVID-19, kur një pjesë e informacionit në faqen zyrtare të Qeverisë mungonte ose nuk përditësohej në shqip. U.D/ReportTv.al Maqedoni e Veriut gjuha shqipe Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 50.5% Jo 44.1% Nuk e di 5.4% Vota total: 93 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?