Lajme Zone
Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!
Të tjeraReport TV

Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!

Në një kohë kur shumë të rinj mendojnë të largohen jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë, ka prej atyre që pasi kanë provuar për vite me radhë, vendosin të rikthehen. Një prej tyre është dhe Astrit Cenalia, i cili pasi fitoi profesionin në emigrim, ka vendosur të kthehet e t’u shërbejë turistëve që vizitojnë Hasin.

Ka jetuar për tre dekada në emigrim, por ka vendosur të rikthehet në vendlindje. Profesionin e fituar në restorantet e Greqisë dhe Anglisë, Astrit Cenalia tashmë ka vendosur që ta vijoi pranë familjes në një nga bujtinat e zonës në Has. Ai veç bashkimit me familjen i gëzohet dhe faktit që tashmë recetave të prodhuara prej tij i janë shtuar gatimet tradicionole. LEXO edhe...Fluks i lartë në Morinë, mbi 19 mijë qytetarë hynë në Shqipëri për tre orë Jeten ne vendlindje ai e konsideron të bukur sidomos kur angazhohesh dhe me punë. 45 vjeçari, babai i tre fëmijëve, teksa është i lumtur nga vlerësimet e vizitorëve për gatimet, produkt i punës së tij, ka dhe një apel: ‘Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe’. Në kohen e lirë Astriti tregon se merret me blegtori duke e lidhur profesionin e tij me prodhimin vendas, teksa vetë ai mbetet një dëshmi e gjallë se e ardhmja ndërtohet dhe në vendlindje. R.Xh/ReportTv.al Has Kukes astrit cenalia emigrimi kuzhina bujtina Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 51.1% Jo 43.5% Nuk e di 5.4% Vota total: 92 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?