Vazhdon protesta e 118 kombëtare kundër qeverisë. Sapo janë përmbyllur fjalimet para Keryeministrisë dhe tashmë protestuesit po marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Edhe pse kushtet e motit nuk janë të favorshme, protestuesit shprehen se shiu nuk i ndalon që të vijojnë protestën. “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”, janë thirrjet e tyre. Edhe gjatë mbrëmjes së sotme, është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të kriminalizuar dhe të korruptuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 118 protesta
