Arrestohet në Greqi trajneri i peshëngritjes Odise Dhima, vëllai i kampionit olimpik Pirro Dhima, pasi dyshohet për furnizimin dhe administrimin e substancave të ndaluara të dopingut te sportistët, mes tyre edhe një i mitur. Sipas mediave greke, arrestimi i 58-vjeçarit u krye mëngjesin e djeshëm në një zonë të Atikës, pas një hetimi disa mujor të policisë, në bashkëpunim me Organizatën Greke Kundër Dopingut (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave .
Nga hetimet dyshohet se Dhima ka shfrytëzuar pozicionin e tij si trajner për të furnizuar dhe administruar substanca të ndaluara te sportistët, aktivitet që dyshohet se ka nisur në prill të vitit 2024.
Një prej rasteve të evidentuara lidhet me djalin e tij, i cili është i mitur dhe sipas hetuesve, sportistit dyshohet se i është administruar një substancë e ndaluar gjatë një gare sportive. Analizat e urinës kanë zbuluar praninë e oksandrolonit, një substancë e përfshirë në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA).
Për këtë çështje, trajneri ishte ndëshkuar më herët me pezullim 12-vjeçar, ndërsa sportisti ishte pezulluar për 10 muaj.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij dhe në ambientet e disa strukturave sportive në Atikë, autoritetet sekuestruan 871 njësi me preparate farmaceutike dhe substanca dopingu, në formë tabletash dhe ampulash.
Në cilësinë e provave materiale u morën gjithashtu 17 dokumente sportive të sportistëve, shënime të shkruara me dorë, një telefon celular dhe 15 mijë euro para në dorë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

