Eduart Dushku Eduart Dushku, i njohur edhe me emrin Edison Dushku dhe nofkën “i forti i Saukut”, është një personazh i njohur në Tiranë. Emri i tij është përmendur ndër vite në disa ngjarje kriminale Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi efektivët e kapën duke transportuar një armë zjarri me motomjet.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Eksponenti”, të zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Sipas njoftimit zyrtar, policia ndaloi Dushkun për kontroll në Rrugën e Elbasanit, ku gjatë verifikimit të motomjetit gjeti një pistoletë me municion. Policia dyshon se 49-vjeçari synonte ta trafikonte armën.
Pas arrestimit, efektivët kontrolluan edhe banesën e tij, ku gjetën një jelek antiplumb. Policia sekuestroi pistoletën, municionin, jelekun antiplumb, motomjetin dhe telefonin celular të Dushkut.
Policia e Tiranës e identifikon 49-vjeçarin si person me precedentë të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje, ndërsa materialet procedurale ia ka referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit. Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte.Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.
Kush është Eduart Dushku?
Eduart Dushku, i njohur edhe me emrin Edison Dushku dhe nofkën “i forti i Saukut”, është një personazh i njohur në Tiranë. Emri i tij është përmendur ndër vite në disa ngjarje kriminale, hetime policore dhe procedime për vepra të ndryshme penale.
Dushku u bë i njohur për publikun pas vrasjes së Abdulla Vrapit, në gusht të vitit 2011, në zonën e njohur si “Depot e Ujit”, pranë Sanatoriumit në Tiranë. Ai u arrestua në mars 2012, pasi u dyshua nga hetuesit për përfshirje në këtë ngjarje. Sipas raportimeve të kohës, konflikti dyshohej se kishte nisur për motive të lidhura me transportin urban.
Emri i tij u rikthye në vëmendje në vitet 2014 dhe 2015, kur në Saukun e Vjetër u regjistruan dy ngjarje, djegia e një automjeti dhe një shpërthim me lëndë plasëse në një lokal. Dushku u përmend në raportimet mediatike në lidhje me hetimet për këto episode.
Në shtator të vitit 2017, ai u arrestua sërish, në kuadër të një çështjeje që lidhej me shkatërrimin e pronës me zjarr, ndërsa ndaj tij ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Një tjetër arrestim u regjistrua më 1 mars 2018, gjatë operacionit policor të koduar “Përsëritësi”. Dushku u kap në rrugën e Elbasanit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij policia raportoi gjetjen e sendeve të paligjshme.
Në prill të vitit 2020, emri i tij u përfshi edhe në aksionin e Operacionit Forca e Ligjit. OFL-ja i sekuestroi tre automjete dhe i kërkoi të deklaronte burimin e pasurisë.
Dushku është përmendur gjithashtu në raportimet mediatike për një marrëdhënie biznesi me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, në lidhje me një pronë të blerë prej tij.eduart dushku Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zbardhen 5 vjedhje ne banesa dhe automjete, arrestohet 'skifteri' 31-vjeçari në Kavajë 5 Nëntor 2026, 10:0610:06Kronike Shpërthimi në pallatin në Elbasan, policia zbardh shkakun e ngjarjes: Njëri nga viktimat pronari i banesës 5 Nëntor 2026, 10:0110:01Kronike Vrau nënën me thikë në Itali, 21-vjeçari me probleme të shëndetit mendor; fqinjët: Ka qenë gjithmonë djalë i mirë 5 Nëntor 2026, 08:5508:55Kronike Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari 5 Nëntor 2026, 07:3507:35Kronike Video/ Shpërthimi në Elbasan, rinis operacioni për gjetjen e babait të katër fëmijëve që dyshohet se ndodhet nën rrënoja 4 Nëntor 2026, 22:1622:16Kronike Shpërthimi në Elbasan, pezullohen kërkimet për të moshuarin e zhdukur 4 Nëntor 2026, 21:0521:05Kronike

