Lajme Zone
Arrestimi i Ergys Agasit, opozita ‘breshëri’ reagimesh! Berisha: U kap apo ‘dorëzim me kushte’? Procesi gjyqësor ndaj tij të monitorohet nga ndërkombëtarët
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi i Ergys Agasit, opozita ‘breshëri’ reagimesh! Berisha: U kap apo ‘dorëzim me kushte’? Procesi gjyqësor ndaj tij të monitorohet nga ndërkombëtarët

Opozita ka reaguar në bllok ndaj arrestimit të Ergys Agasit, i cili ka qenë në epiqendër edhe të akuzave politike të saj. Sali Berisha ngriti pikëpyetjen nëse arrestimi i biznesmenit ishte real apo ishte dorëzim me kushte. Kreu i PD thotë se tani duhet edhe monitorim ndërkombëtar në procesin e tij gjyqësor. LEXO edhe...Arrestimi i Ergys Agasit dhe Shpatarakut, vjen reagimi i SPAK! Policia kontroll

Opozita ka reaguar në bllok ndaj arrestimit të Ergys Agasit, i cili ka qenë në epiqendër edhe të akuzave politike të saj. Sali Berisha ngriti pikëpyetjen nëse arrestimi i biznesmenit ishte real apo ishte dorëzim me kushte. Kreu i PD thotë se tani duhet edhe monitorim ndërkombëtar në procesin e tij gjyqësor. LEXO edhe...Arrestimi i Ergys Agasit dhe Shpatarakut, vjen reagimi i SPAK! Policia kontrolle në banesën e ish-policit “A ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij dhe sipas rastit në Manzë, e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim. Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)? Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar”, shkruan Berisha. Ndërsa deputeti demokrat Klevis Balliu thotë se arrestimi i Agasit do të ishte i pavlerë nëse Rama nuk pyetet mbi këtë aferë. “Ky arrestim, ashtu si çdo arrestim tjetër, do të ishte i pavlerë nëse nuk thirret Edi Rama, nëse nuk përgjigjet vetë koka e kësaj afere kriminale që u dha këtyre banditëve mundësinë të ndërtonin kështjella në të gjithë botën”, shkruan Balliu. Reagim pati edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Sipas Blushit Agasi u dorëzua dhe nuk u arrestua. “Ergys Agasi u dorëzua! Por enigma mbetet: Kur do të ‘arrestohet’ edhe kantina e verërave që ai administronte? Ajo kantinë ku ruheshin verërat Romanée-Conti të Edi Ramës, që kushtonin sa pensionet e një Qarku të tërë dhe që u ‘tret’ brenda natës, edhe pse ruhej me policë te dera”, ka shkruar Blushi në rrjetet sociale. R.Xh/ReportTv.al ergys agasi sali berisha PD Durres uljan shpataraku Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.4% Nuk e di 12.7% Vota total: 2882 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?