Lajme Zone
‘Pse filmon?’- 46-vjeçari dhunohet nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, transportohet drejt spitalit të Janinës (EMRI)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Pse filmon?’- 46-vjeçari dhunohet nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, transportohet drejt spitalit të Janinës (EMRI)

“Pse filmon?”, mësohet t’i kenë thënë 46-vjeçarit, ndërsa sipas dëshmisë së tij më pas kanë nisur fyerjet dhe kërcënimet. Situata është përshkallëzuar në përplasje fizike, gjatë së cilës Papagjika ka pësuar dëmtime dhe fraktura në trup.

Një 46-vjeçar është dhunuar nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, ndërsa sipas dëshmisë së tij, në momentin e ngjarjes ishte duke filmuar me telefon në zonë. Gentian Papagjika ka deklaruar se disa të rinj, të cilët po lëviznin me automjet në drejtim të plazhit të Kakomesë, kanë ndaluar pranë tij dhe i kanë kërkuar shpjegime se përse po filmonte. “Pse filmon?”, mësohet t’i kenë thënë 46-vjeçarit, ndërsa sipas dëshmisë së tij më pas kanë nisur fyerjet dhe kërcënimet. Situata është përshkallëzuar në përplasje fizike, gjatë së cilës Papagjika ka pësuar dëmtime dhe fraktura në trup. LEXO EDHE:Policia ‘blindon’ Vlorën, kontrolle në automjetet që hyjnë e dalin nga qyteti! Në fokus identifikimi i personave me precedentë kriminalë Pas ngjarjes, ai është dërguar fillimisht në Sarandë për ndihmë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të pësuara, më pas është transportuar drejt Janinës, ku po merr trajtim më të specializuar. Gentian Papagjika njihet edhe si një prej personave që ka qenë aktiv gjatë protestave të zhvilluara lidhur me shembjen e portës së Kakomesë. Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Policisë. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Gentian Papagjika Janine gjiri i Kakomesë sarande Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2748 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?