I pyetur në “Ora e fundit” nëse PS po hyn në një fazë të re, gazetari Ardit Rada tha se Edi Rama po përpiqet ta ndihmojë Sali Berishën për zgjedhjet lokale përmes veprimeve të reja.
Vetë ‘mea culpa’ që bën Rama herë pas here, siaps Radës, ndihmon Partinë Demokratike që të marrë më tepër sesa 6 nga 61 bashkitë aktuale apo ato që do krijohen nga reforma territoriale.
“PS-ja ka një avantazh shumë të madh politik: përballë saj ka një opozitë që mund të identifikojë pakënaqësinë, por vazhdon të ketë vështirësi ta përkthejë atë në mbështetje politike. Dhe këtu është paradoksi. Mund të ketë qytetarë të pakënaqur me qeverinë, me administratën, me shërbimet apo me mënyrën sesi ushtrohet pushteti, por kjo nuk do të thotë automatikisht se këta qytetarë janë gati të votojnë opozitën”, tha Rada. Duke komentuar 88 ditët e protestës së ‘Flamingove’, ai shtoi se çdo protestë në vend po e humbet legjitimitetin për shkak të sloganeve që hedh, pa paraqitur një slogan.
Rada u ndal tek arrestimi i të kërkuarit Ergys Agasi, për llogari të dosjes AKSHI. Ai tha se e sheh të pakuptimtë qendrimin e opozitës së Sali Berishës.
“Unë s’e kuptoj pse Berisha, Këlliçi dhe Flamur Noka ndenjën pa gjumë sonte dhe reaguan pak minuta pas arrestimit të Ergys Agasit. PD-së i kanë ndërruar jetë deputetë dhe Berisha ka dashur dy ditë për të shkruar dy radhë. Megjithatë, mendoj që në PD ka një dëshpërim të madh sepse arrestimi i Beqirit në Francë dhe i Agasit tek Plepat, i hedhin poshtë kauzën Berishës. Atë që na ka thënë prej muajsh se Rama i mbron, ndërkohë që është kjo Polici e Ramës që i arreston dhe i çon para SPAK. Nga ana tjetër, Berisha, Këlliçi dhe Noka kanë shprehur sonte shqetësimin se kjo është lojë… Nuk e di si mund të luhet në këto raste kur tjetrin jo vetëm e arrestuan, por edhe e degjeneruan publikisht. Por i vetmi që është përkëdhelur nga SPAK dhe GJKKO në këtë vend është Sali Ramë Berisha. është i vetmi i akuzuar që ka edhe proces gjyqësor të hapur edhe jo vetem që bredh i lirë familjarisht, por edhe tallet me SPAK çdo të hënë që paraqitet. Madje i nxjerr dhe foton e gruas kryetarit të SPAK dhe të gjithë heshtin. Me SPAK e me sponsorë të reformës në drejtësi. Madje madje edhe kur ishte në arrest shtëpie priste e përcillte njerëz dhe kjo Policia e keqe nuk e pengonte. Kështuqë nukshoh arsye pse të sugjestionohemi nga deklaratat e PD”, tha gazetari Ardit Rada për “Ora e fundit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet

