Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Në një video në rrjetet sociale Shehaj thekson se Agasi ishte krahu i djathtë i kryeministrit dhe se tani radha është e Edi Ramës për t’u vënë në pranga. Kreu i Mundësia thekson se vetëm me arrestimin e Ramës, të cilin e cilëson si kreun e një sistemi të korruptuar me të cilin qeveris vendin, mund të arrihet në rrëzimin e këtij sistemi. “Ky është sigurisht një lajm shumë i mirë. Por kanë rënë personazhe po aq të rëndësishëm në të kaluarën: Ahmetaj, Beqaj, Veliaj, Belinda Balluku. S’ka dyshim që shumë shpejt do të dalë para drejtësisë dhe shumë shpejt do t’i hiqet imuniteti. Është çështje kohe.
Por prapë nuk ka ndodhur asgjë. Pse? Sepse ai që është në krye të këtij sistemi të korruptuar vazhdon të qëndrojë aty. Ai vazhdon të jetë i paprekshëm dhe, për sa kohë Edi Rama nuk del para drejtësisë, sistemi i korruptuar që ai ka ngritur nuk mund të bjerë“, thekson Shehaj. Kreu i Mundësia thotë se daljen para drejtësisë të Edi Ramës e pret e gjithë Shqipëria. “SPAK-u duhet të tregojë që realisht nuk ka të paprekshëm në Shqipëri. Duhet të nxjerrë para drejtësisë Edi Ramën. Kjo është e vetmja zgjidhje! Dhe këtë pret e gjithë Shqipëria“, përfn Shehaj.
Reagimi i Agron Shehajt
Arrestohet Ergys Agasi!
Konsiderohej krahu i djathtë i Edi Ramës dhe kujdesej për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Kur u pyet nga gazetarët italianë ç’lidhje kishte ai me Ergys Agasin, Edi Rama i doli në mbrojtje. Tha: “Është një sipërmarrës i respektuar, mos u merrni me atë.”
Disa muaj më vonë, SPAK-u zbuloi që Ergys Agasi përdorte shefat e policisë për të arrestuar dhe për të marrë peng kundërshtarët e tij. Tani, ky është sigurisht një lajm shumë i mirë. Por kanë rënë personazhe po aq të rëndësishëm në të kaluarën: Ahmetaj, Beqaj, Veliaj, Belinda Balluku. S’ka dyshim që shumë shpejt do të dalë para drejtësisë dhe shumë shpejt do t’i hiqet imuniteti. Është çështje kohe.
Por prapë nuk ka ndodhur asgjë. Pse? Sepse ai që është në krye të këtij sistemi të korruptuar vazhdon të qëndrojë aty. Ai vazhdon të jetë i paprekshëm dhe, për sa kohë Edi Rama nuk del para drejtësisë, sistemi i korruptuar që ai ka ngritur nuk mund të bjerë.
Kështu që, SPAK-u duhet të tregojë që realisht nuk ka të paprekshëm në Shqipëri. Duhet të nxjerrë para drejtësisë Edi Ramën. Kjo është e vetmja zgjidhje! Dhe këtë pret e gjithë Shqipëria. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

