Lajme Zone
Argjentina humbi Botërorin, Messi thyen heshtjen: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Argjentina humbi Botërorin, Messi thyen heshtjen: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

Kapiteni argjentinas pranoi se humbja në një finale botërore është një nga momentet më të vështira për çdo futbollist, por njëkohësisht theksoi krenarinë për rrugëtimin e skuadrës dhe gjithçka që arriti gjatë turneut.

Lionel Messi ka reaguar publikisht pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke ndarë një mesazh emocionues me tifozët përmes rrjeteve sociale. Kapiteni argjentinas pranoi se humbja në një finale botërore është një nga momentet më të vështira për çdo futbollist, por njëkohësisht theksoi krenarinë për rrugëtimin e skuadrës dhe gjithçka që arriti gjatë turneut. LEXO edhe...Spanja kthehet në shtëpi si kampione Bote, Mbreti Felipe: Një fitore epike ”Dhimbja është shumë e madhe dhe do të jetë e vështirë që kjo plagë të mbyllet. Por mbetem me gjithçka të mirë që kemi bërë. Me ndeshjet ku dhamë gjithçka dhe që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë”, shkroi Messi. Postimi i plotë: Dhimbja është shumë e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por unë mbetem edhe me gjithçka të bukur… Me ndeshjet që i përmbysëm duke dhënë gjithçka nga vetja dhe që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë, me mbështetjen e një vendi të tërë, e cila, së bashku me punën dhe përkushtimin e këtij grupi, na bëri të ishim edhe një herë mes më të mirëve në botë. Sot është e vështirë ta vlerësosh atë që arritëm, por ky grup arriti të luajë në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Ju falënderoj me gjithë zemër për çdo urim dhe për çdo mesazh. Edhe një herë arritëm të bashkohemi si komb dhe të jemi të gjithë së bashku, duke ndarë krenarinë e madhe që jemi argjentinas. Gjithashtu, dua ta uroj Spanjën për fitimin e kampionatit. K.M/ReportTv.al lionel messi Argjentina Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 65% I gabuar 26.1% Nuk e di 8.9% Vota total: 1822 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?