Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka dhënë një vendim të paprecedentë dhe të ashpër pas incidenteve dhe sjelljes së pahijshme të shfaqur gjatë finales së Kupës së Botës. Me një njoftim zyrtar, Komisioni Disiplinor ka goditur me “dorë të hekurt” Kombëtaren e Argjentinës, duke lëshuar pezullime të rënda për lojtarët, stafin, si dhe sanksione për vetë federatën.
Goditjen më të rëndë e ka marrë mesfushori Leandro Paredes, i cili është përjashtuar nga fushat e blerta për plot 10 ndeshje ndërkombëtare. Ndëshkimet vijnë si pasojë e një rishikimi të detajuar të veprimeve dhe tensioneve të krijuara pas bilbilit final.
FIFA nuk është kursyer aspak, duke publikuar listën e plotë të sanksioneve disiplinore: Leandro Paredes: Pezullim me 10 ndeshje. Nahuel Molina: Pezullim me 7 ndeshje. Roberto Ayala (Stafi Teknik): Pezullim me 3 ndeshje. Thiago Almada: Pezullim me 1 ndeshje. Pablo Martin Paez: Pezullim me 1 ndeshje. Dënim edhe për tifozët Përveç dënimeve individuale, FIFA ka marrë masa ekstreme edhe ndaj Federatës Argjentinase. Në dy ndeshjet e radhës që kombëtarja do të zhvillojë në shtëpi, kapaciteti i stadiumit nuk do të lejohet të kalojë 50%. Kjo masë synon të shërbejë si një mesazh i qartë kundër mungesës së disiplinës në nivelet më të larta të futbollit.
Këto mungesa pritet të lënë një boshllëk të madh në formacionin dhe planet e stafit teknik për sfidat e ardhshme zyrtare, duke e vendosur ekipin përpara një prove të vështirë për të ruajtur ekuilibrat pa disa nga protagonistët kryesorë. Top Channel

