Lajme Zone
Apeli vërteton vendimin e Themelores për kthimin e Albulena Xhelili-Berishës si Drejtore e Departamentit për Licencim në BQK
PolitikëTelegrafi

Apeli vërteton vendimin e Themelores për kthimin e Albulena Xhelili-Berishës si Drejtore e Departamentit për Licencim në BQK

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit paditëses Albulena Xhelili-Berisha është kthyer në pozitën Drejtore në Departamentin për Licencim dhe Standardizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit paditëses Albulena Xhelili-Berisha është kthyer në pozitën Drejtore në Departamentin për Licencim dhe Standardizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).Themelorja e kishte detyruar BQK-në që t’ia paguajë shumën 3 mijë e 421 euro me kamatën 8 për qind nga data e paraqitjes së padisë e deri në përmbushjen përfundimtare të vendimit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Çka thuhet në vendimin e Apelit?Kolegji i gjyqtarëve që ka marrë këtë vendim ka këtë përbërje: Mirlinda Bytyqi-Rexhepi- kryetare dhe anëtarët: Ylber Shurdhiqi dhe Nora Bllaca-Dula.Ndaj vendimit të Themelores, ankesë kishte paraqitur BQK dhe se ndaj saj, kishte paraqitur përgjigje përfaqësuesi i Xhelili-Berishës, avokati Kujtim Kërveshi.Sipas Apelit, vendimi i shkallës së parë është i qartë, në përputhje me arsyet e aktgjykimit dhe duke pasur harmoni ligjike dhe juridike mes dispizitivit të vendimit me arsyetimin.Më tej, në vendim thuhet se nga provat e administruara, shkalla e parë drejt ka vlerësuar se paditëses Xhelili-Berisha me datë 24 maj 2019 i është shqiptuar fillimisht vërejtje me shkrim dhe se pas kthimit nga pushimi lehonisë, përmes e-mailit BQK ka njoftuar se e ka shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës së Departamentit për Licencim dhe Standardizim, duke e sistemuar në vend tjetër pune.Në vendim thuhet se arsyet për shkarkim që janë theksuae nga BKQ- konkretisht sjellja jokorrekte, arrogante, jobashkëpunuese me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë, janë rrethana që janë potencuar kur pararprakisht për të njëjtat arsye i ishte shqiptuar vërejtje me shkrim.Sipas Apelit, shqiptimi i një mase vite më parë ndaj paditëses, nuk mund të përdorej si një bazë disiplinore aktive pa u sqaruar ekzistenca e një mase tjetër që do të pengonte shlyerjen e saj.Tutje, në vendim thuhet se komunikimet e paditëses me të paditurën, ishin në drejtim të realizimit të detyrave të punës që i ishin ndarë dhe udhëzimet për zbatimin e atyre detyrave. Gjithashtu, në vendim Apeli thekson se nga shkresat e lëndës ka rezultuar edhe kërkesa për largim nga zyra e drejtoreshës, duke iu bërë ndërrimi zyrës, e që sipas Apelit, këto veprime nënkuptojnë zbatimin e menjëhershëm dhe real të masës së degradimit.Shkalla e dytë thekson se paditësja ka kundërshtuar masën në vazhdimësi fillimisht brenda BQK-së, pastaj edhe në gjykatë.Apeli ka theksuar se një qasje tjetër e gjykatës në raport me vendimmmarrjne do të krijonte pasoja të papranueshme ku punëdhënësi do të mund të shmangte efektin e kontrollit gjyqësor të një mase të paligjshme fillimisht atë të vërejtjes e pastaj me një akt tjetër atë të shkarkimit.Pretendimi se paditësja ka vijuar punën në pozitën e re, sipas Apelit, nuk mund të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës dhe se marëdhënia e punës karakterizohet nga varësia organiziatve, për këtë arsye vazhdimi i punës sipas një urdhri nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtimin e paditëses me ligjshmërinë e atij vendimi.Ndryshe, më 1 shkurt 2022, Albulena Xhelili-Berisha ka ushtruar padi ndaj Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sipas të cilës thuhet se paditësja ka qenë e punësuar tek kjo e fundit që nga 1 dhjetori 2016 e më pas në bazë të vendimit të 29 prillit 2016 është emëruar në pozitën Drejtore e Departamentit për Licencim dhe Standarizim (DLS). Në padi thuhet se, më 22 prill 2021 Bordi Ekzekutiv i BKQ-së kishte marrë vendim me të cilin paditësja Albulena Xhelili-Berisha shkarkohet nga pozita si pozitën si Drejtore e DLS ku thuhet po ashtu se e njëjta është sistemuar në pozitën Zyrtare e Lartë e Rregullativës në DLR, e i tërë ky proces është zhvilluar në shkelje të shumta të së drejtës materiale, shkeljeve procedurale dhe atë mbi baza të diskriminimit.Ndërkaq, pas procedurës së lartpërmendur, paditësja më 5 tetor 2021 ka parashtruar kërkesën për pushim vjetor dhe pushim për vajzën e saj, çka është aprovuar nga e paditura, ndërsa më 6 tetor 2021. Ka parashtruar kërkesë për pushim pa pagesë, pasi që ky pushim ka qenë i nevojshëm për qëllime të shkollimit të mëtutjeshëm në kuadër të Fondit Monetar Ndërkombëtar në programin e post doktoratës përmes bursës së financuar nga Qeveria Amerikane.Ndërkaq, më 1 nëntor 2021 paditësja ka pranuar njoftimin për refuzimin e kërkesës pa ndonjë vendim, ndërsa më 12 nëntor 2021 ka pranuar email nga e paditura me të cilin njoftohet se Guvernatori i bankës me vendimin e 8 nëntorit 2021 ka themeluar komisionin disiplinor i cili është paraparë të mbahet me 15 nëntor 2021.Lidhur me këtë, paditësja është përgjigjur në email më 15 nëntor 2021, duke sqaruar faktin se nuk mundet të marrë pjesë fizikisht në takim, mirëpo e njëjta ftesës mund t’i bashkëngjitet në formatin virtual apo dhe përmes deklaratës me shkrim. E paditura i është përgjigjur me email në të njëjtën datë, ku i është kumtuar se kërkesa për takim virtual është aprovuar. Pas kësaj, thuhet se më 17 nëntor 2021 Guvernatori i BQK Fehmi Mehmeti, kishte marrë vendim për shqiptimin e masës disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës”, kundër të cilit vendim paditësja ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim – ankesë, mirëpo e paditura ndaj kësaj ankese është përgjigjur pas afatit të paraparë prej 30 ditësh, ku përmes vendimit i është refuzuar kërkesa paditëses.Andaj, mbi këtë bazë paditësja me padi ka kërkuar nga gjykata që të anulohet vendimi i 5 janarit 2022 dhe i 17 nëntorit 2021 i BQK-së, si dhe obligohet BQK ta kthejë paditësen në pozitën zyrtar i lartë i DLS si dhe të detyrohet t’ia kompensojë pagat që do të caktohen sipas ekspertizës me kamatë vjetore në lartësi prej 8% nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënies së punës deri në vendoje.Po ashtu, paditësja ka kërkuar edhe kompensimin e shpenzimeve procedurale. /BetimipërDrejtësi