Lajme Zone
Anulohet projekti TID?/ Shfuqizohet VKM-ja për zonën e re për zhvillim në Durrës
PolitikëCNA

Anulohet projekti TID?/ Shfuqizohet VKM-ja për zonën e re për zhvillim në Durrës

Këshilli i Ministrave me një vendim të datës 30 korrik ka ...

Këshilli i Ministrave me një vendim të datës 30 korrik ka shfuqizuar një VKM “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DURRËS, BASHKIA DURRËS, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, SI NJËSI ZBATUESE”.

Vendimi i datës 30 korrik parashikon shfuqizimin e zonës nr.5 të rindërtimit në Durrës që përfshin një pjesë të madhe të zonës historike të qytetit bregdetar, mes të cilave edhe hapësirën ku planifikohej të zbatohej projekti TID, i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit është publikuar dhe vendimi i Këshillit të Ministrave.

Vendimi “Durrës Lajm” shkruan se me shfuqizimin e VKM-së, të gjitha projektet e restaurimit, rindërtimit, rikonstruksionit apo prishjeve në të gjithë hapësirën urbane që përfshin kjo PDyV janë anuluar, përfshirë dhe zonë ku pritej të zbatohej projekti TID.

Kujtojmë se kundër këtij projekti janë zhvilluar protesta të shumta. Banorët kanë kundërshtuar vazhdimisht prishjen e banesave të tyre, të prekura nga projekti për rivitalizimin e qendrës historike të Durrësit. Në protestat e tyre nuk kanë munguar dhe përplasjet me policinë.

Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama tha në shkurt të këtij viti se projekti TID nuk është një projekt që ka lindur sot, por është një program i kahershëm për këtë zonë.

Ai tha se ligji për trashëgiminë kulturore e detyron shtetin të ndërhyjë kundër degradimit në zonat e trashëgimisë kulturore, ndërsa kishte theksuar nënvizoi se banorët do të shpronësohen. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.