Wend me presidentin Begaj Ambasada amerikane zbardh prioritetet e mandatit të Eric Wendt në Tiranë: Në fokus bashkëpunimi në mbrojtje, rritja ekonomike dhe lufta kundër grupeve kriminale transnacionale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas marrjes zyrtarisht të detyrës nga ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.
Wendt i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, duke formalizuar nisjen e mandatit të tij diplomatik në Tiranë, një ditë pasi mbërriti në Shqipëri.
Në reagimin e saj, Ambasada amerikane ka zbardhur edhe çështjet e diskutuara në takimin mes Wendt dhe kreut të shtetit. Në fokus janë prioritetet e administratës së Presidentit Donald Trump, mes të cilave bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, rritja ekonomike dhe lufta kundër grupeve kriminale transnacionale.
“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.
Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë me një profil të gjatë ushtarak dhe të sigurisë. Wendt është gjeneral-lejtnant në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer për më shumë se 34 vjet në ushtrinë amerikane. Para marrjes së postit diplomatik, ai jepte mësim për komandimin dhe lidershipin në Naval Postgraduate School. Ambasadori amerikan nis zyrtarisht detyrën, takimi i parë me Presidentin Begaj: SHBA-të, partner i pazëvendësueshëm 26 Shtator, 14:22 Një nga detyrat më të rëndësishme të tij ka qenë drejtimi i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s. Në këtë pozicion, Wendt komandonte forcat e operacioneve speciale të caktuara për NATO-n, ku përfshiheshin edhe njësi shqiptare, dhe ka punuar drejtpërdrejt me drejtues të mbrojtjes dhe ushtarakë shqiptarë. Ai ka treguar para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit se kishte punuar me forcat shqiptare si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe gjatë shërbimit në Afganistan.
Wendt ka shërbyer gjithashtu për dy vjet në Departamentin amerikan të Shtetit, si Koordinator i Sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, ku drejtoi një koalicion prej tetë shtetesh. Në karrierën e tij ka mbajtur edhe postin e shefit të shtabit të Komandës së Paqësorit të SHBA-së.
Presidenti Donald Trump e nominoi Wendt për postin e ambasadorit në Shqipëri më 13 prill 2026. Kandidatura e tij u konfirmua më pas nga Senati amerikan.
Gjatë seancës së konfirmimit në Senat, Wendt deklaroi se prioritetet e tij në Shqipëri do të ishin mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së, ndërsa e cilësoi partneritetin me Shqipërinë si të mbështetur në interesa të përbashkëta, liri dhe siguri.wend begaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Thrilleri i spiunazhit në stilin shqiptar dhe alarmi që mbërrin në NATO! 26 Shtator 2026, 15:4115:41Aktualitet Moti bën kthesë, Lajda Porja tregon si do jenë temperaturat në fundjavë 26 Shtator 2026, 13:2713:27Aktualitet Të dielën “Tiranathlon”, kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet; rrugët që bllokohen 26 Shtator 2026, 13:0913:09Aktualitet Ambasadori amerikan Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Begaj 26 Shtator 2026, 11:0911:09Aktualitet Bora mbërrin që në shtator, zbardhen bjeshkët e Tropojës 26 Shtator 2026, 10:2510:25Aktualitet Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia njofton planin e masave; rrugët që do të bllokohen në Tiranë 26 Shtator 2026, 09:5309:53Aktualitet

