Konspiracionisti Alfred Cako në një intervistë për CNA TV foli për pandeminë Covid 19 dhe bindjen e tij se ajo ishte e planifikuar.
Në deklaratën e tij, Cako hodhi akuza se, Rama kishte emëruar një deputet me inicialet E. Sh., që interesohej dhe hidhte antraks në vend.
Pas kësaj deklarate, CNA iu drejtua Eduard Shalsit për akuzat e konspiracionistit Alfred Cako, duke e pyetur se çfarë lidhje kishte me këtë histori.
Shalsi iu përgjigj CNA-së me nota ironie në lidhje me akuzat e konspiracionistit Alfred Cako. “Çfarë mund të thotë njeriu kur më paska kap në flagrancë! Jam në kërkim të një prifti, hoxhe a po më ndihmuat ju te ndonjë figurë tjetër ku të rrëfehem për këtë mëkat të madh!
Ishalla nuk kërkon edhe më shumë se kam frikë se do zbuloje edhe emrin tim në listën e shkencëtarëve ku u përfshiva mbi kërkime shkencore shumë vite më parë. Lajmin që doli kur isha pjesë e një bashkëpunimi kinezo-amerikan gjatë kohës që isha në Hareard. Çfarë më mbetet të them përveçse të lutem!”, është shprehur Shalsi për CNA./ CNA Covid-19/ "Rama kishte caktuar një deputet që hidhte antraks", deklarata e fortë e Cakos, zbulon identitetin
25 Gusht, 12:45 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

