Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “NËNTORI 29”, EKSPOZITA VJETORE E PIKTURËS NË GALERINË FAB LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Sot koncert në Peshkopi me këngët e Elita 5, Alban Skënderajt e Yll Limanit, vijon ‘Tirana Grand Prix’ “Nëntori 29” është ekspozita vjetore e pikturës e çelur në Galerinë FAB në Tiranë e që do të vijojë deri më 13 tetor. Ekspozita mbledh 32 artistë shqiptarë, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët qasjeje, breza dhe gjuhë të ndryshme të pikturës bashkëkohore. 2. “E ZONJA E BUJTINËS” ME REGJI NGA LONDO, SHFAQJE NË KORÇË “E zonja e bujtinës” është shfaqja me regji nga Kiço Londo, që do të ngjitet në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë më 5 dhe 6 tetor, në orën 19:00. Komedia sjell një lexim bashkëkohor të veprës, duke trajtuar përmes humorit dhe interpretimit teatral tema si pushteti, mizogjinia, manipulimi emocional dhe joshja si armë. 3. NATA FINALE E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR “SKAMPA” NË ELBASAN Teatri “Skampa” në Elbasan mirëpret sonte natën finale të edicionit të 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, nën moton “Të jesh/To be”. Gjatë festivalit, trupa nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Tunizia, SHBA, Moldavia dhe Turqia kanë sjellë 10 shfaqje, ndërsa programi është pasuruar me performanca, punëtori, ekspozita dhe promovime librash. 4. “IDROMENO FILM FESTIVAL”, EDICIONI I PESTË NË SHKODËR “Idromeno International Film Festival” vijon deri më 9 tetor në Shkodër, në edicionin e tij të pestë, me temën “Chapter II — Voices of the Earth”. Festivali i kushtohet historive të vendeve prej nga vijmë, kujtesës së trashëguar dhe heshtjeve që mbartim, duke sjellë në vëmendje zëra dhe histori që kapërcejnë kufijtë, brezat dhe kohën. 5. “VIRGJËRESHA SHQIPTARE”, FILMI I ALIMANIT SHFAQET NË PATOS Filmi artistik me metrazh të gjatë “Virgjëresha shqiptare” do të shfaqet më 6 tetor, në orën 17:00, në Pallatin e Kulturës në Patos. Shfaqja organizohet me ftesë të Bashkisë Patos dhe do të jetë një rikthim i regjisorit Bujar Alimani në qytetin ku ka lindur dhe është rritur. 6. “TOM & JERRY”, SHFAQJA PËR FËMIJË NË TEATRIN “MIGJENI” “Tom & Jerry” është shfaqja për fëmijë që do të vijë në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër më 6 dhe 7 tetor, në orën 10:00. Një shfaqje e konceptuar për vogëlushët, ku humori, aventura dhe personazhet e dashura të Tomit dhe Xherrit premtojnë momente argëtimi për fëmijët dhe familjet. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.4% Nuk e di 7.6% Vota total: 1865 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

