Lajme Zone
Tensione për ujin në Korçë, banorët e Burimasit dalin sërish në protestë: Burimi të mos merret për zonën e Zvezdës
Të tjeraReport TV

Tensione për ujin në Korçë, banorët e Burimasit dalin sërish në protestë: Burimi të mos merret për zonën e Zvezdës

Banorët e Burimasit theksojnë se nuk janë kundër zgjidhjes së problemit të ujit për Zvezdën, por kërkojnë që furnizimi të sigurohet nga burime të tjera dhe jo nga uji që përdoret prej tyre.

Banorët e Burimasit në Korçë kanë zhvilluar protestën e radhës kundër ndërhyrjes në burimin e ujit të pijshëm të fshatit, i cili synohet të përdoret për furnizimin me ujë të zonës së Zvezdës. Banorët kundërshtojnë marrjen e burimit, duke pretenduar se ai është siguruar dhe investuar ndër vite nga vetë komuniteti, me mbështetjen e një kompanie private. Ata kërkojnë që çdo ndërhyrje të bëhet përmes dialogut me banorët. LEXO edhe...Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë Protesta është shoqëruar me prezencë të forcave të shumta të policisë, çka ka sjellë tensione mes protestuesve dhe autoriteteve. Banorët e Burimasit theksojnë se nuk janë kundër zgjidhjes së problemit të ujit për Zvezdën, por kërkojnë që furnizimi të sigurohet nga burime të tjera dhe jo nga uji që përdoret prej tyre. Ndërkohë, banorët e Zvezdës shprehen se nuk kërkojnë ujin e Burimasit dhe kërkojnë që për fshatin e tyre të vihet në funksion investimi i kryer për hapjen e një pusi. Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë kundërshtimin, duke kërkuar që burimi të mbetet në shërbim të komunitetit të Burimasit. U.D/ReportTv.al burimas Korce zvezde proteste uje Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.2% Vota total: 2126 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?