htatë godina të reja të Rezidencës Universitare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë hapur dyert me nisjen e vitit të ri akademik, duke akomoduar rreth 4 mijë studentë. Investimi i Bashkisë së Tiranës u përfundua në afat dhe zëvendëson kampusin që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Sipas Bashkisë, godinat ofrojnë kushte bashkëkohore, me salla studimi, salla kompjuterike dhe ambiente argëtimi, ndërsa shërbimi është i disponueshëm 24 orë në ditë. LEXO edhe...Policia Rrugore Tiranë në aksion, arrestohen 32 drejtues dhe vendosen mbi 13 mijë gjoba Drejtori i Rezidencës Universitare, Olsi Shahini, tha se kampusi është i hapur për studentët e të gjitha universiteteve të Tiranës, publike dhe private, si edhe për studentët e huaj. “7 godinat e ndërtuara nga Bashkia e Tiranës janë në kapacitet të plotë. Kërkesa është në rritje të vazhdueshme dhe kemi një fluks të lartë studentësh që presin të akomodohen. Kushtet këtu janë të shkëlqyera, me salla studimi, salla kompjuterike dhe ambiente argëtimi për të rinjtë,” u shpreh Shahini. Tarifa e akomodimit është 5,500 lekë në muaj dhe përfshin ujin, energjinë elektrike, internetin falas, si edhe shërbime shtesë. “Tarifa është preferenciale, vetëm 5,500 lekë në muaj. Në këtë çmim përfshihen të gjitha shpenzimet: uji, energjia elektrike, interneti falas, si dhe shërbime shtesë si këshillimi për karrierën dhe mundësitë për praktika pune direkt pranë institucionit. Ky vit shënon një sukses të plotë të Bashkisë së Tiranës në përmbushjen e këtë projekti madhor,” përfi Shahini. Përmes këtij investimi, Bashkia e Tiranës thotë se mbetet maksimalisht e investuar për mbështetjen e rinisë dhe arsimit, duke kthyer kampuset studentore në hapësira dinjitoze, të sigurta dhe plotësisht funksionale. U.D/ReportTv.al ubt Universiteti Bujqësor i Tiranës Tirane Olsi Shahini bashkia e tiranes Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.2% Vota total: 2126 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

