Lajme Zone
PolitikëReport TV

Kodi i procedurës penale/ Ministri Gogu ndan videomesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (VIDEO)


Gjyqtari belg Theo Byl ka theksuar se parimi udhëheqës i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale është në përputhje me nenin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit niveli i kontrollit gjyqësor duhet të ndjekë nivelin e ndërhyrjes në jetën private.

Theo Byl, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Antwerp, i cili trajton çështje të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, vlerëson se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë në përputhje me standardet europiane. Sipas tij, ndryshimet mbështeten në parimin që mjetet hetimore duhet të jenë proporcionale, t’i nënshtrohen mbikëqyrjes gjyqësore dhe të shoqërohen me mjete juridike të disponueshme. LEXO edhe...'Po i prisni krahët SPAK-ut', Tabaku kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Qeveria është në konflikt interesi Byl thekson se kjo qasje është plotësisht në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Një element që ai e veçon si pozitiv lidhet drejtpërdrejt me hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë. “Shumë ndryshime dhe shumë ide që do ta bënin më të vështirë hetimin në çështjet e korrupsionit dhe në çështjet e krimit të organizuar të nivelit të lartë u lanë mënjanë”, thekson Byl, duke shtuar se ruajtja e hetimeve efikase mbetet një nga përparësitë e legjislacionit. Ai nënvizon gjithashtu se parimi udhëheqës i ndryshimeve është në përputhje me nenin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit niveli i kontrollit gjyqësor duhet të ndjekë nivelin e ndërhyrjes në jetën private. Në përfundim, Byl e cilëson ligjin “një instrument shumë të mirë” dhe vlerëson se ai e sjell legjislacionin shqiptar në përputhje me standardet europiane. Videomesazhin e Byl e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu dhe ka shkruar krah pamjeve se asnjë ndryshim në Kodin e Procedurës Penale nuk cenon luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale. “Asnjë ndryshim në Kodin e Procedurës Penale nuk cenon luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale. Kjo luftë mbetet e panegociueshme. Rishikimi synon të forcojë garancitë e qytetarëve, pa dobësuar në asnjë mënyrë goditjen ndaj kriminalitetit të rëndë”, ka shkruar Gogu. R.Xh/E.H/ReportTv.al kodi i procedures penale toni gogu theo byl lufta kunder krimit korrupsion Krimi i organizuar Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.2% Vota total: 2126 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?